Zaloshnja: Harta elektorale e 61 bashkive aktuale

Zaloshnja: Harta elektorale e 61 bashkive aktuale

Komsioni i Reformës Territoriale

Plot 71% e pjesëmarrësve në zgjedhjet e vjetshme parlamentare ishin banorë të 42 bashkive të majta. Nga deklaratat e derisotme të mazhorancës, duket se harta territoriale e vendit nuk do të ndryshojë para zgjedhjeve lokale. Dhe pa 77 votat e mazhorancës, opozita ka pak ose aspak mundësi të ndryshojë gjë. Për këtë arsye, duket se partitë opozitare po përgatiten intensivisht nëpër bashkitë aktuale, për të rifituar terrenin që humbën nga bojkotimi katastrofik që u bënë zgjedhjeve lokale të 2019-ës...

Po si paraqitet harta elektorale e 61 bashkive aktuale të vendit?

Hera e fundit që u regjistrua një rezultat kompetitiv elektoral në to ishte vjet në prill, kur partitë garuan mes tyre, për të marrë sa më shumë vota në secilën bashki (në funksion të zgjedhjeve parlamentare). Dhe ja si u ngjyrosën bashkitë.

42 bashkitë ku PS+PSD morën vjet në prill më shumë se gjysmën e votave

Polican, Gramsh, Librazhd, Selenice, Tepelene, Vlore, Himare, Cerrik, Permet, Konispol, Pustec, Memaliaj, Belsh, Kucove, Puke, Vore, Berat, Finiq, Dropull, Patos, Rrogozhine, Kolonje, Prrenjas, Lushnje, Dimal, Skrapar, Shijak, Fier, Peqin, Maliq, Elbasan, Roskovec, Sarande, Delvine, Tirane, Gjirokaster, Kelcyre, Divjake, Mat, Durres, Vau i Dejes, Libohove.

Në Poliçan, PS+PSD patën rezultatin më të lartë (66.4%), duke vazhduar në zvogëlim deri në 50.02% (në Libohovë). Kjo prirje zvogëlimi është pasqyruar në hartën shoqëruese me rënien e intensitetit të ngjyrës së mazhorancës.

Në këto 42 bashki votuan plot 1 milionë e 175 mijë zgjedhës, ose 71% e pjesëmarrësve në zgjedhje.

19 bashkitë ku PD+LSI+partitë e tjera morën vjet në prill më shumë se gjysmën e votave:

Kurbin, Tropoje, Has, Kukes, Shkoder, Mirdite, Diber, Kamez, Lezhe, Devoll, Bulqize, Fushe-Arrez, Klos, Kavaje, Mallakaster, Korce, Kruje, Malsi e Madhe, Pogradec.

Në Kurbin, PD+LSI+partitë e tjera patën rezultatin më të lartë (68.7%), duke vazhduar në zvogëlim deri në 50.1% (në Pogradec). Kjo prirje zvogëlimi është pasqyruar në hartën shoqëruese me rënien e intensitetit të ngjyrës së opozitës.

Në këto 19 bashki votuan vetëm 487 mijë zgjedhës, ose 29% e pjesëmarrësve në zgjedhje.

Harta elektorale e 61 bashkive, e regjistruar në prill 2021

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar