Zaloshnja: Kur do të ndërtohet autostrada e Shkodrës?

Zaloshnja: Kur do të ndërtohet autostrada e Shkodrës?

Bypassi i Shkodrës

Në vitin 2004, Banka Botërore financoi një studim për masterplanin e zhvillimit të rrjetit rrugor të Shqipërisë në 50 vjetët e ardhshme. Në atë masterplan të autostradave dhe superstradave të ndryshme që duheshin ndërtuar (hartuar nga një kompani amerikane), i jepej përparësi autostradës Shkodër-Vlorë, si një arter që do t’i shërbente zhvillimit të turizmit në gjithë bregdetin Adriatik. Si fazë e parë e asaj autostrade, shihej segmenti Thumanë-Kashar-Rrogozhinë, që do të pasohej me segmentet Thumanë-Lezhë-Shkodër dhe Rrogozhinë-Fier-Vlorë (si dhe një degëzim autostrade Rrogozhinë-Elbasan). Në këtë mënyrë, do të krijohej një rrjet autostradash që do të ndërlidhte Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin me Shkodrën, Vlorën, Lezhën, Lushnjen dhe Fierin.

Me ardhjen në pushtet të PD-së, qeveria Berisha kreu studimin e fizibilitetit për autostradën Thumanë-Kashar-Rrogozhinë dhe filloi negociatat me një kompani kroate për ndërtimin e saj me koncension të mbrojtur me garanci financiare nga buxheti i shtetit. Por kontrata për atë koncension u la në mes të rrugës, sepse në horizont u shfaq kompania turko-amerikane Bechtel-Enka, që propozoi ndërtimin e autostradës Rrëshen-Kalimash, me një kosto 810 milionë euro (të mbuluar krejtësisht nga buxheti i shtetit). Përveç asaj autostrade të marrë përsipër nga Bechetel-Enka, qeveria Berisha pagoi një kompani shqiptare për autostradën Kalimash-Morinë dhe Banka Botërore financoi superstradën Milot-Rrëshen.

Në katër vitet e para të qeverisë Berisha, nga autostrada prioritare Shkodër-Vlorë, u ndërtua vetëm një segment 10-kilometërsh Thumanë-Milot dhe një segment 20-kilometërsh Lushnje-Fier.

Në katër vitet e dyta të qeverisë Berisha, Shkodra u harrua përsëri. Vetëm një segment 30-kilometërsh Fier-Vlorë u ndërtua (por jo bypassi i Fierit, që do të lejonte vazhdimësinë e autostradës). Ndërkohë autostrada Rrogozhinë-Elbasan u harrua dhe filloi ndërtimi i një autostrade që do të lidhte TEG-un me Elbasanin përmes një tuneli të kushtueshëm poshtë malit të Krrabës. Gjithashtu, filloi ndërtimi i superstradës Qukës-Qafë Plloçë, që do ta shkurtonte kohën e vajtjes për në Korçë, si dhe Rruga e Arbërit, që do ta shkurtonte kohën e vajtjes për në Peshkopi. Kurse vajtja për në Shkodër mbeti përsëri një kalvar i vërtetë automobilistik…

Në dhjetë vjetët e para të qeverisë Rama, ende nuk është hapur ndonjë segment i ri autostrade në drejtim të Shkodrës – vetëm ka filluar puna për segmentin Thumanë-Kashar, me koncension të mbrojtur me garanci financiare nga buxheti i shtetit (që nuk dihet se kur do të përfundojë). Ndërkohë, janë përfunduar plotësisht segmentet e autostradës që lidh Tiranën e Durrësin më Vlorën, si dhe TEG-un me Elbasanin.

Teksa vazhdon puna për përfundimin e superstradës Qukës-Qafë Plloçë dhe Rrugës së Arbërit, qeveria Rama ka hapur një front të ri pune për superstradën që do të lidhë Orikumin me Rezortin e Palasës përmes një tuneli poshtë malit të Llogarasë (të finacuar krejtësisht nga buxheti i shtetit). Kurse vajtja për në Shkodër mbetet përsëri një kalvar i vërtetë automobilistik…

Dhe lind pyetja, edhe sa vjet do t’i duhen Shkodrës që të lidhet me autostradë me Lezhën, Laçin, Tiranën, Rinasin, Durrësin, Lushnjën, Fierin e Vlorën, në mënyrë që të bëhet edhe ajo pjesë e bumit turistik që po përjeton Shqipëria perëndimore?

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mark: 09/10/2023 14:53

    autostrada do ndertohet kur rama te ndaloje vjedhjet...ndryshe nuk ka per tu bete...

    Përgjigju
  • Shkodran i thjeshte: 09/10/2023 14:27

    Kur te ndertohet nje TEG apo nje rezort Palase n Shkoder, do te ndertohet edhe autostrada per atje...

    Përgjigju
  • Shkodran i zhgenjyer: 09/10/2023 12:48

    Zaloshnja po pyet ketu ramoviçin, se berishoviçi e ka ngrene kulloten...

    Përgjigju
  • Shkodrani: 09/10/2023 11:21

    Me premtime qe neser....konkretisht kurr sepse cdo investim strategjik esht perqendruar ne jug.Me autostraden e Shkodres thon tash 10 vite qe esht ne studim.Me veriun mburren se ndertojn rrug fshatrash.

    Përgjigju
  • AltinTop: 09/10/2023 10:44

    Shkodra eshte kthyer toke e askujt… thjeshte kujtohen ne kohe fushatash me premtime 3D.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë