Shtatë parti opozitare (PD/LSI/PR//PAA/LZHK/PBDNJ/PDK) po përgatisin një protestë, që synon rrëzimin e qeverisë Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme. Në këto kushte, në sondazhin elektronik të këtij muaji (në serinë e sondazheve që kam zhvilluar muajt e fundit, për revistën Folloë Business Albania), partitë e mësipërme i testova si një koalicion i përbashkët.
Konkretisht, të anketuarit iu përgjigjën (përmes klikimit), këtyre dy pyetjeve:
Për kë do të votonit, nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet sot?
1- PS/PDIU/PSD;
2- PD/LSI/PR/PAA/LZHK/PBDNJ/PDK;
3- LIBRA/Sfida/PDS/FRD/etj.;
4- S'e di/S'votoj
Për kë votuat në 25 qershor 2017?
1- PS/PDIU/PSD;
2- PD/LSI/PR/PAA/LZHK/PBDNJ/PDK;
3- LIBRA/Sfida/PDS/FRD/etj.;
4- S'votova
Sondazhi u krye me 2100 të anketuar në rang kombëtar (në shkallën 1/1000). Kampioni u ripeshua, për ta përfaqësuar elektoratin shqiptar sa më mirë, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit për këtë sondazh, ishte plus/minus 2.2%.
Duke i përkthyer shifrat e sondazhit në numër votash (shihni grafikun shoqërues), rezulton se koalicioni mazhoritar (PS+PDIU+PSD), do të merrte sot rreth 770 mijë vota; koalicioni protestues do të merrte rreth 700 mijë vota, dhe partitë asnjanëse (LIBRA/Sfida/PDS/FRD/etj.), do të merrnin rreth 10 mijë vota.
(Rreth 620 mijë votues janë të pavendosur për të marrë pjesë në zgjedhje, ose janë të vendosur për të mos marrë pjesë në to, krahasuar me 520 mijë që nuk votuan më 25 qershor 2017).
Në qoftë se krahasojmë votat e sotme me të qershorit 2017, vërejmë se shumica (PS+PDIU+PSD), ka një rënie prej rreth 60 mijë votash, koalicioni protestues ka një rritje prej rreth 20 mijë votash, ndërsa partitë asnjanëse kanë një rënie prej rreth 60 mijë votash.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

