Zaloshnja: Përçarja e opozitës, ujë në mullirin elektoral socialist…
Selia e Partisë Demokratike
Kur koalicioni i udhëhequr nga Berisha fitoi zgjedhjet më 2005, kampi përballë tij ishte i përçarë: në secilën nga 100 zonat zgjedhore, 1 kandidat i koalicionit të Berishës kishte përballë 6 kandidatë të ish koalicionit që e kishte mundur 4 vjet më parë. Si rrjedhojë e përçarjes së kampit kundërshtar, Berisha u bë kryeministër, edhe pse kandidatët e koalicionit të tij morën vetëm 44% të votave në rang vendi…
Një histori e ngjashme (me një sistem të ndryshëm elektoral, me 12 zona zgjedhore e jo me 100), është përsëritur në dy zgjedhjet e fundit parlamentare: PS-ja ka siguruar 74 mandate parlamentare, edhe pse ka marrë më pak se 49% të votave në rang vendi…
Në zgjedhjet e 2017-ës, kur dy partitë më të mëdha opozitare (PD e LSI) garuan veçmas, opozita mori 62 mandate (43 PD e 19 LSI). Në zgjedhjet e 2021-shit, përsëri dy partitë më të mëdha opozitare (PD e LSI) garuan veçmas dhe morën 63 mandate (59 PD e 4 LSI).
Aktualisht, konfiguracioni opozitar ka ndryshuar; ndarja nuk është më mes partive, por brenda partisë më të madhe, PD-së. Nga prononcimet në media duket se opozita është e ndarë në dy kampe armike me njëra-tjetrën: Kampi Berisha-Meta dhe Kampi Basha. Ndërsa përballë, Kampi Rama duket solid (përveç ndonjë deputeti të veçuar, që kritikon herë pas here qeverinë).
Në këto kushte gjasat janë shumë të vogla që PS-ja të pranojë ndonjë ndryshim të sistemit elektoral në Komisionin e Reformës Zgjedhore që po krijohet, duke ditur se qysh nga krijimi i LSI-së, PS+satelitet e saj të vogla nuk e kanë kapur dot kuotën 50% të votës popullore në zgjedhjet parlamentare (shihni grafikun shoqërues). PS-ja mund të jetë e hapur për adresimin e sugjerimeve/vërejtjeve të OSBE-ODHIR, por jo për ndryshimin e sistemit elektoral…
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.3%
-
Jo
21%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2743
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës
10 Janar, 17:40
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59