Zaloshnja: Qarku Tiranë me 37 mandate parlamentare, a do të marrë PS 19?

Zaloshnja: Qarku Tiranë me 37 mandate parlamentare, a do të marrë PS 19?

Selia rozë

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, sipas numrit të shtetasve në Regjistrin e Gjendjes Civile, Qarkut Tiranë i takonin 36 mandate. Nga ato 36 mandate, PS-ja mori 18, me pothuaj gjysmën e votave të vlefshme në qark (rreth 49%). Mandatet e tjera u shpërndanë tek PD-AN (15), LSI (2) dhe PSD (1). Partitë e tjera në garë nuk arritën të merrnin mjaftueshëm vota për të siguruar mandat parlamentar.

Me lëvizjet e brendshme demografike të viteve të fundit, Qarkut Tiranë mund t’i shtohet një mandat parlamentar, që mund t’i pakësohet Shkodrës, Korçës apo Elbasanit (në vartësi të numrit të shtetasve në Regjistrin e Gjendjes Civile 6 muaj para mbarimit të mandatit aktual të Kuvendit të Shqipërisë).

Me shtimin e një mandati në Qarkun Tiranë (nga 36 në 37) janë rritur ndjeshëm gjasat që PS-ja ta marrë një mandat më shumë se më 2021 (nga 18, mund të marrë 19). Dhe prandaj Drejtuesi Politik i qarkut për PS-në, Erion Veliaj, po shihet duke bërë qysh sot fushatë intensive në çdo bashki e njësi administrative të qarkut. Duket se marrjen e 19 mandateve në qark më 2025 e konsideron si sfidë personale politike!

Po 18 mandatet e tjera si mund të ndahen?

Deri tani, vetëm Shpëtim Idrizi i PDIU-së duket tejet i fokusuar për mandatin e tij në Tiranë – ai e humbi atë më 2017 vetëm për 34 vota të kontestuara deri minutën e fundit, ndërkohë që mori më 2021 më shumë vota personale se sa të gjithë kryetarët e partive të vogla në listën PD-AN. Gjithashtu sinjale impenjimi ka treguar edhe Dashamir Shehi i LZHK-së, i cili ka patur tradicionalisht përkrahje personale në kryeqytet, dhe duket se do ta synojë mandatin në Qarkun Tiranë jashtë aleancës me PD-në.

Nga sondazhi që zhvillova në mes të qershorit, më rezultoi se këta dy politikanë mund ta sigurojnë sot mandatin parlamentar në Qarkun Tiranë, në qoftë se garojnë me siglat e tyre (e jo me sigla të tjera). Gjithashtu nga sondazhi më rezultoi se nga një mandat mund ta sigurojnë sot edhe Lapaj i "Shqipëria bëhet", Shehaj i "Mundësia", Meta i PL-së, Basha i partisë ende pa emër, dhe kandidati ende pa emër i PSD-së.

Pjesën tjetër të mandateve (11) ka gjasa që ti sigurojë PD-ja në Qarkun Tiranë, në qoftë se votohet sot…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese