Zaloshnja: Tirana, një mozaik përfaqësues i gjithë Shqipërisë

Zaloshnja: Tirana, një mozaik përfaqësues i gjithë Shqipërisë

Tiranë

Gjysma e banorëve të rritur urbanë të Tiranës janë të ardhur; treçereku i kanë prindërit të ardhur.

Vjet dizenjova dhe drejtova një vrojtim statistikor socio-ekonomik në territorin e Bashkisë Tiranë (urban e rural). U anketuan 1128 banorë të rritur, të shpërndarë në mënyrë proporcionale në të gjithë territorin e bashkisë, për ta përfaqësuar popullsinë e rritur sa më mirë nga pikpamja gjinore, moshore, dhe gjeografike.

Vjet Bashkia Tiranë kishte rreth 581 mijë banorë të rritur (18 vjeç e sipër), nga të cilët rreth 484 mijë banonin në zonat urbane (në 11 minibashkitë origjinale dhe në zonat urbane rreth tyre). Pikërisht për këta banorë të rritur urbanë të Tiranës, po paraqes këtu një foto demografike me numra të llogaritur përmes vrojtimit statistikor të sipërcituar.

Për t’u veçuar është gjetja se gjysma e zgjedhësve urbanë të Tiranës ishin të ardhur nga rrethe të tjera, ndërsa treçereku i kanë prindërit të ardhur nga rrethe të tjera. Ndër të ardhurit, dominojnë ata nga rrethet e jugut (shihni tabelat më poshtë).

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së

Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së