Zaloshnja: Vendlindja e prindërve të zgjedhësve në Bashkinë Tiranë dhe prirja e votimit

Zaloshnja: Vendlindja e prindërve të zgjedhësve në Bashkinë Tiranë dhe prirja e votimit

Foto ilustruese

Para një shekulli, kur Bashkia Tiranë sapo ishte bërë kryeqendra e vendit, kishte një popullsi të regjistruar prej rreth 20 mijë banorësh. Me kalimin e viteve, ajo pati rritje si në territor edhe në popullsi. Në vitin 1938, sipërfaqja e bashkisë pothuaj ishte dyfishuar dhe popullsia trefishur.

Në vitin 1989, sipërfaqja ishte sa trefishi i 1920-ës dhe popullsia 10-fish më e madhe. Aktualisht, në sipërfaqen e Bashkisë Tiranë janë përfshirë edhe shumë fshatra që dikur ishin komuna, ndërsa popullsia e saj ka arritur shifrën rreth 720 mijë banorë – 700 mijë më shumë se para një shekulli…

Kjo rritje GJIGANDE e popullsisë gjatë një shekulli ka ardhur kryesisht prej shpërnguljes së popullsisë nga zonat e tjera të vendit dhe pjesërisht, prej rritjes administrative të territorit të Bashkisë Tiranë. Si rezultat, zgjedhësit që banojnë sot në Bashkinë Tiranë mund t’i kenë prindërit me origjina krahinore nga më të ndryshmet. Por si është prirja e votimit, në varësi të origjinës krahinore të prindërve?

Nga disa sondazhe që kam kryer pasi mbaruan zgjedhjet e 25 prillit 2021, më ka rezultuar se ekziston një korrelacion i fortë statistikor mes votimit për PS-në dhe origjinës jugore të të dy prindërve të zgjedhësve. Korrelacioni nuk është aq i fortë tek zgjedhësit me prindër nga Shqipëria e Mesme apo me origjinë të përzierë. Nga ana tjetër, ekziston një korrelacion i fortë statistikor mes votimit për PD-në dhe origjinës veriore të të dy prindërve të zgjedhësve (shihni tabelën shoqëruese).

Një ndërthurje e korrelacioneve të mësipërme statistikore na shpjegon përse në territorin e Bashkisë Tiranë votuan vjet për PS-në 1.35 herë më shumë votues se sa për PD-në. Në fakt, ishte votimi për parti të tjera (si PSD, LSI, BD, Vetvendosje, Nisma Thurje, etj. etj.,) që balancoi votat mes PS-së dhe pjesës tjetër të partive (PS-ja mori gjysmën e votave të vlefshme vjet në territorin e Bashkisë Tiranë).

Edhe në zgjedhje të mëparshme parlamentare është konstatuar një situatë e ngjashme elektorale në territorin e Bashkisë Tiranë. Dhe çfarë na tregon kjo analizë për votimin e ardhshëm më 14 maj?

PS-ja ka vetëm një kandidat – Erion Veliajn – dhe votuesit e saj kanë qendrueshmëri elektorale. Amalgama e partive të tjera ka gjasa të paraqitet me 2-3 kandidatë rivalë mes tyre, të cilët do të luftojnë për votat e të njëjtit elektorat opozitar (që vetëm pjesërisht ka qëndrueshmëri elektorale)…

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fndn: 29/11/2022 16:28

    Percani per interesat tuaja vemje, percani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë