Zamir Dedei është caktuar drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Kryeministri Edi Rama i cili ka miratuar zgjedhjen e Dedeit në krye të këtij institucioni të sapoformuar.
 
Mësohet se emri i Dedeit është propozuar nga vetë Ministria e Mjedisit, dhe më pas kryeministri e ka miratuar kandidaturën e tij.
 
Agjencia Kombëtare e Zonave të mbrojtura është një institucion i ri i ngritur në fillim të këtij muaji dhe që ka për synim  të ndikojë ndjeshëm në mbrojtjen dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura si dhe menaxhimin e mbetjeve në vendin tonë.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)