Zana Çela: Si e shpëtuam
festivalin “Marije Kraja”
Organizatorja e festivalit operistik “Marije Kraja”, Zana Çela, rrëfen për Shqiptarja.com sesi e rikthyen edicionin e 13-të. Vitin e kaluar qeveria arbitrarisht i kaloi buxhetet e gjithë festivaleve për manifestimet e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Organizatorja e festivalit operistik “Marije Kraja”, Zana Çela, rrëfen për Shqiptarja.com sesi e rikthyen edicionin e 13-të. Vitin e kaluar qeveria arbitrarisht i kaloi buxhetet e gjithë festivaleve për manifestimet e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Zonja Çela, si mundët ta shpëtonit vijimësinë e festivalit Marije Kraja, sepse vitin e kaluar u ndërpre?-Është vërtetë shumë e vështirë që të mbash gjallë evenimente të tilla, të cilat pas një farë kohe kthehen në traditën e evenimenteve të shtetit shqiptar. Evenimentet klasike janë të rrezikuara, pavarësisht konfirmimit të nivelit të tyre dhe pavarësisht pjesëmarrjes së gjerë ndërkombëtare. Nuk jam unë e vetmja që e shpëtova festivalin. Jemi një ekip artistësh që këmbëngulin në vazhdimësi që evenimente të tilla t’i bëjnë mirë, jo vetëm komunitetit të artistëve në Shqipëri, po në radhë të parë t’i bëjnë shumë mirë imazhit të vendit dhe duke pasur mirëkuptimin të institucioneve të tilla si televizioni publik shqiptar... Këtë vit ne arritëm të sjellim festivalin një vit pas një mungese. Siç do ta shikoni dhe ju të gjithë pjesëmarrësit janë artistë që vijnë me një CV të konfirmuar në skenat ndërkombëtare, që do të thotë që këngëtarët e huaj vijnë në Shqipëri të atraktuar nga niveli i këtij festivali.
Vitin e kaluar u justifikuan lëniet pas dore të disa festivaleve me shkakun e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. A mund të justifikohet kjo?-Sigurisht që nuk ka justifikim për evenimente të cilat përbëjnë të themi momente kulmore në agjendën e eventeve kulturore të një vendi. I tillë është edhe ky festival, sepse nuk ka justifikime dhe gjithmonë gjenden mundësitë për të vazhduar tradita të tilla. Por mendoj se indiferenca e njerëzve që drejtojnë institucionet është e tillë, që shpeshherë ato si pasojë e rutinës së vitit nuk arrijnë dot të bëjnë një kalendar të saktë që do të thotë një ndarje buxhetesh të saktë që në fillim të vitit, për evenimente që përfaqësojnë Shqipërinë. Shteti madje duhet t’i mbajë dhe t’i frymëzojë dhe të jetë ai nxitësi për vazhdimësinë e tyre.
Sa ka qenë fondi që ka dhënë Ministria e Kulturës?-Nuk ka kaluar asnjëherë 10-përqindëshin e buxhetit të festivalit. Ne nuk i kemi mbetur në qafë shtetit dhe jemi në gjendje ta ngremë fondin epror, por të paktën një minimum fondesh Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës që kanë buxhetin për kulturën duhet t’i mirëmenaxhojnë.
Shkrimi u publikua sot(28.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
40.9%
-
Jo
48.5%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 8418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTO/ Makina me 2 turistë bie në kanalin e Butrintit, njëri në gjendje kritike, sillen në Tiranë
31 Korrik, 16:11
-
4 gushti/ KQZ teston pajisjet e identifikimit biometrik, Pelinku: Kemi marrë masa të mos kemi probleme teknike
31 Korrik, 16:05
-
Itali/ Vdekja e 7 vjeçares Anisa Murati, Prokuroria hap hetime për 'vrasje nga pakujdesia' për Famullitarin e Demontes dhe për animatorët e shkollës verore
31 Korrik, 16:02
-
Menaxhimi i mbetjeve, dështojnë bashkitë Vlorë, Shkodër, Durrës dhe Korçë! KLSH: Tymi i plehrave në Vlorë rrezikon jetën e banorëve
31 Korrik, 16:01
-
Washingot Post: Nga gushti, emigrantët që kërkojnë strehim në Itali mund të dërgohen në Shqipëri
31 Korrik, 16:00
-
Manaferrat dhe vlerat e tyre shëndetësore
31 Korrik, 15:55
-
VIDEO 3D e projektit të Lanës/ Shikoni projektin, si do të transformohet Tirana nga 'Pallati me Shigjeta' tek kryqëzimi i Rr. ‘Teodor Keko’
31 Korrik, 15:41
-
Meta shigjeton Ministrin e ri të Mbrojtjes: Është shtetas grek! Çojnë ushtarë me lopata për të shuar zjarret, tenderat i vjedhin
31 Korrik, 15:38
-
Nën hetim pasuror dhe dy masa sigurie në burg, Apeli i Posaçëm vendos sekuestrimin e një apartamenti të Jorgo Goros në Vlorë
31 Korrik, 15:32
-
Momenti i votimit në parlament për shkarkimin dhe emërimin e ministrave/ Ori Nebiaj shtyp butonin elektronik edhe për Bardhin, Bashën dhe Tabakun
31 Korrik, 15:20
-
Izraelitët dhe libanezët përgatiten për hakmarrjen e Izraelit kundër Hezbollahut
31 Korrik, 15:20
-
2 prokurorë të rinj për SPAK! KLP “ok” Jellës dhe Maksutit, Tavani u skualifikua! Shkresë KLP: Dua proces të rregullt
31 Korrik, 15:12