Zana Shuteriqi: Feim Ibrahimi, artisti
që sfidoi kornizat
Akademia përkujtimore për kompozitorin Feim Ibrahimi "Artist i Popullit" (1935-1997), u çel dje me një mini-ekspozitë të krijimtarisë së tij në mjediset e Qendrës së Kulturës dhe Botimeve të Mbrojtjes. Në mesin e kësaj ekspozite gjendej edhe partitura e veprës "Rapsodia shqiptare" që daton në vitin 1972.
TIRANË- Akademia përkujtimore për kompozitorin Feim Ibrahimi "Artist i Popullit" (1935-1997), u çel dje me një mini-ekspozitë të krijimtarisë së tij në mjediset e Qendrës së Kulturës dhe Botimeve të Mbrojtjes. Në mesin e kësaj ekspozite gjendej edhe partitura e veprës "Rapsodia shqiptare" që daton në vitin 1972.
Ndërkohë në përkujtimore u lexuan edhe kumtesat me temë "Vendi i Feim Ibrahimit në kulturën muzikore shqiptare", nga Prof. Dr. Z Shuteriqi, Prof. as. Nestor Kraja, Dr. Eno Koço, Edmond Buharaja, Saimir Skënduli, etj. Në fjalën e tyre, referuesit e spikatën Feim Ibrahimin si një nga personalitetet më të spikatura të muzikës shqiptare që prej viteve 1970 e më tej. Gjithashtu, Dr. Zana Shuteriqi u shpreh: "Feim Ibrahmi u përpoq me të gjithë mënyrat të sillte një muzikë antidogmatike, antiideologjike, jashtë kornizave të kohës, etj”.
Në përshëndetjen e saj bashkëshortja e kompozitorit, Vera Ibrahimi, pasi foli për partiturat dhe rapsodinë shqiptare, tha se këto partitura kërkojnë më shumë vëmendje për të mos u prishur më tej.
"Nuk bëhet asgjë për ruajtjen e këtyre partiturave dhe e them këtë, jo vetëm për Feimin, por për të gjithë kompozitorët që nuk janë më dhe ata të rëndësishmit numërohen me gishta. Unë i ruaj partiturat që kam në shtëpi me fanatizëm, por në kushtet e shtëpisë ato dëmtohen çdo ditë që shkon", tha ajo duke bërë apel për subvencion nga organizmat shtetërore që të ndërhyjnë për dixhitalizimin e këtyre partiturave, të cilat janë shkruar të gjitha me laps në ato kohë dhe lapsi fshihet.
Feim Ibrahimi, një figurë qendrore e muzikës shqiptare të shekullit XX, zë një vend të rëndësishëm në kulturën tonë kombëtare. Ai njihet si kompozitori i filmave shqiptarë me temë heroike si: "Ngadhënjim mbi vdekjen", "Kur zbardhi një ditë", "Pylli i lirisë", "Shembja e idhujve", "Ballë për ballë", etj.
(Intervista u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com)(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
53.7%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 1305
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj: Kongresi, përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe PS-së në 2025: Më e mira është përpara
28 Korrik, 22:49
-
Elbasan/ Burri plagosi me thikë ish gruan, arrestohet, 48 vjeçarja dërgohet në spital (EMRI)
28 Korrik, 22:45
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe Libi, do bëjmë të njëjtën gjë me ta
28 Korrik, 22:26
-
Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital
28 Korrik, 22:20
-
Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…
28 Korrik, 22:11
-
Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën
28 Korrik, 22:02
-
Skënder Minxhozi: Ta gëzosh qeverinë teknike, Doktor!
28 Korrik, 22:00
-
Trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot! Radhë kilometrike automjetesh
28 Korrik, 21:56
-
Shtëpia e Bardhë fajëson Hezbollahun për sulmin 'e tmerrshëm' në Golan
28 Korrik, 21:55
-
Macron bisedë telefonike me Netanyahun: Dënon sulmin në Lartësitë e Golanit, por i kërkon të mos ketë përshkallëzim
28 Korrik, 21:46
-
Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, ja përse
28 Korrik, 21:34
-
Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë/ Karrigia e Maduros në rrezik, kërcënon me 'luftë civile' nëse nuk zgjidhet
28 Korrik, 21:24