Zana Xhuka emëron në ILDKP
Berishën, ish-zyrtarin e Imamit

Zana Xhuka emëron në ILDKP<br />Berishën, ish-zyrtarin e Imamit
TIRANË - Zana Xhuka, drejtuese e ILDKP-së, ka emëruar sekretarin e ri të përgjithshëm.

Ai është Shkëlqim Berisha, një ish-zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, që gjatë fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit, është akuzuar se ka kërcënuar me armë kryetarin e Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici.

Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, Shkëlqim Berisha mbante postin e Drejtorit të Institutit të Studimeve të Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai ishte pjesë e fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit, të ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. E gjithë ngjarja ndodhi për vënien e flamujve të PD-së dhe PS-së në qytet.

Shkëlqim Berisha njihet si i afërm i ish-kryeministrit Berisha. Ai është kthyer nga azili politik në vitin 2005 nga SHBA-ja dhe ishte emëruar në postin e Drejtorit të Institutit të Studimeve të Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë