Stafi punonjës i ILDKP dorëzoi sot kallëzimin penal kundër Inspektores së Përgjithshme të ILDKP-së, Zana Xhuka, për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga nenet 248 e 135 të Kodit Penal.
Kallzimi penal nis me emërimin e saj në postin e Inspektores së përgjithshme pa pasur arsimin e duhur dhe në kundërshtim të hapur me ligjin 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publik"
Më pas denoncohet fakti që ajo ka larguar nga puna punonjës edhe pse gëzonin statusin e nëpunësit civil, "për shkakun e vetëm se nuk pranuan të firmosnin urdhërat e saj të kundërligjshem lidhur me administrimin e deklaratave të interesave private për subjekte të vecantë dhe përfitimin e padrejtë nga ana e saj të vlerave monetare dhe aseteve në ILDKP.”
Po kështu në kallzimin penal të mbërritur në adresën e redaksisë thuhet se Xhuka nuk ka pranuar të rikthejë në punë të larguarit edhe pse KSHC dhe Zyra e Përmbarimit kanë urdhëruar rikthimin e tyre.
Xhuka akuzohet se ka larguar nën presion nga shërbimi civil drejtoren e IT dhe ka emëruar në këtë pozicion, "në kundërshtim flagrant me ligjin për statusin e nëpunësit civil, pa konkurs", një njeri të ndjekur penalisht.
Stafi i ILDPK-së e akuzojnë se ka refuzuar të firmosë raportet e Inspektorëve të Lartë ku propozohen kallëzime penale dhe gjoba për zyrtarë me fshehje pasurie qindra mijë dollarë dhe konflikte flagrante interesi.
Se ka refuzuar të firmosë raportet e Inspektorëve të Lartë ku propozohen kallëzime penale dhe gjoba për zyrtarë me fshehje pasurie qindra mijë dollarë dhe konflikte flagrante interesi.
Gjithashtu thuhet se Xhuka ka bllokuar punën e nisur në date 19.11.2012, për kontrollin e plotë të rreth 200 zyrtarëve për shkak të funksionit dhe për dyshime për pasurinë e tyre, “me arsyetimin absurd e antiligjor se kjo nuk ishte puna e saj.”
Zana Xhuka akuzohet se ka refuzuar t’i kontrollojë dhe të bëjë një hetim administrativ për rreth 1200 deklarata të mbartura nga viti 2012, duke i arshivuar të papërfunduara e të pafirmosura prej saj.
Po ashtu, për të gjitha deklaratat e këtij viti, rreth 4800 copë, nuk është bërë skanimi elektronik sic kërkon ligji me qëllim shmangien e ndërhyrjeve në to, dhe nuk janë kontrolluar paraprakisht sic kërkon ligji.
"Nuk dihet fati i rreth 100 dosjeve të kontrollit të plotë të filluara në muajin qershor, afati i të cilave mbaronte më 23 shtator. Sipas ligjit, duhet të kishte filluar që prej muajit prill kontrolli i 4% të dosjeve që përzgjidhen në bazë të shortit të hapur që kryhet vit për vit. "Po mbyllet viti dhe nuk dihet akoma se cfarë bëhet me rreth 190 dosjet e përzgjedhurave me short."- thuhet në kallzim penal.
Gjithashtu Xhuka akuzohet se ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën muaj për muaj bonusi prej 35.000 lekë i dhënë për transportin e zyrtarëve pa makinë, pa naftë e pa shofer.
"Znj. Zana Xhuka ka në përdorim personal makinën me targa zyrtare të ILDKPKI, gjithë sasinë e naftës prej 7.000 litra, shoferin personal dhe nuk duhet ta përfitonte këtë bonus sipas ligjit. "E gjithë sasia e naftës e blerë për vitin 2013 është tërhequr nga Inspektorja e Përgjithshme nga magazina pa u justifikuar e shoqëruar me procedurat ligjore për tu përvetësuar, shitur dhe për tu futur si para te thata në xhepat e Inspektores së Përgjithshme."
Kolektivi i cili ka depozituar kallzimin penal në Prokurori bashkangjitur me dosjen ka dhënë dhe emrat e personave të cilët kanë firmosur këtë kallzim.
Kallzimi penal i është dërguar për dijeni dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani, Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta, Kryetarit të Komisionit të çështjeve ligjore, Z. Fatmir Xhafaj, Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Z. Bujar Leskaj, Ambasadorit Amerikan Z. Aleksandër Arvizu, Ambasadorit të Bashkimit Europian Z. Ettore Sequi, Ambasadorit të prezencës së OSBE Z. Florian Raunig.
(Në foto: E-mail i ILDKP që i eshte dërguar mediave)
KALLËZIMI PENAL DERGUAR NE POLICI