Zanfina Ismaili rrezikon burgun,
nuk prononcohet për çështjen

Zanfina Ismaili rrezikon burgun,<br />nuk prononcohet për çështjen
Prej disa ditësh në mediat kosovare qarkullon lajmi se këngëtarja e njohur kosovare Zanfina Ismaili do të duhet të qëndrojë disa ditë në burg.

Kjo ka ndodhur pasi në adresë të këngëtares është lëshuar që prej një viti një fletë-arresti.



Gjatë një koncerti të këngëtares rreth një viti më parë ajo ka patur me vete gaz lotsjellës, i cili është zbuluar nga forcat e sigurisë.

Pas gjetjes së tij menjëherë është raportuar në polici. Zanfina është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se e ka mbajtur gazin lotsjellës vetëm për vetëmbrojtje.



Sipas saj në një tjetër koncert ku ajo ka qenë e pranishme është sulmuar nga një fans i saj, i cili nuk e ka lënë të qetë atë për një kohë të gjatë.

Mediat kosovare situata kishte arritur deri në atë pikë, sa Zanfina është detyruar të bëjë një denoncim.



Por më pas është zbuluar se personi vuante nga problemet mendore.

Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nga gjykata në lidhje me këngëtaren, por mendohet që mund të vuajë 16 ditë burg, për arsyen se nuk është paraqitur në gjykatë gjatë thirrjeve të tyre.



Suplementi "THASH&THEM" ka kontaktuar me Ismailin, por ajo nuk ka preferuar të prononcohet për këtë çështje.

(xh.k/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!