Zanfina Ismajli, vendi i tretë në
“Festivalin Ndërkombëtar të Ohrit"

Zanfina Ismajli, vendi i tretë në <br />“Festivalin Ndërkombëtar të Ohrit"
Këngëtarja e njohur Zanfina Ismajli, e cila ka qenë e përzgjedhurpër të përfaqësuar Shqipërinë në “Festivalin Ndërkombëtar të Ohrit”, është vlerësuar me vendine tretë nga ky kompeticion.

Ajo ka dhuruar një performancë mjaft të bukur për të gjithë fansat e saj dhe jo vetëm. Në intervistën e javës të kaluar për “TH&TH”, Ismajli është shprehur mjaft e nderuar që do të përfaqësonte Shqipërinë në këtë eveniment.

“U gëzova shumë kur më treguan sepse është nder i veçantë të përfaqësoj Shqipërinë në mes të shteteve ballkanike, si dhe t’i kujtoj edhe një herë se shqiptarët kanë muzikën më të bukur në Ballkan, pa dyshim. Gjithashtu ky festival, i cili ka shumë vite që mbahet në Ohër, do të transmetohet nga të gjitha shtetet pjesmarrëse, gjithashtu do jetë edhe Italia, Greqia etj,”- është shprehur këngëtarja.

Zanfina Ismajli ka publikuar vetëm pak kohë më pare këngën të shoqëruar me klip “2 minuta, e cila e bëri fituese të këtij çmimi.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të