Zanfina Ismajli duket se mban ende mëri me kolegen e saj, Leonora Jakupi. Zanfina është shprehur së fundmi se nuk e sheh Leonorën as si këngëtare. Ajo është shprehur pozitivisht për këngëtare si Dafina Zeqiri, Rovena Stefa, Elvana Gjata, ndërkohë që komente negative ka dhënë për këngëtaren kosovare, Leonora Jakupi. “Dafinën e kam mike të mirë, e dua për sinqeritetin që kishte që prej fillimit të miqësisë sonë. Rovenën e shoh si një këngëtare më komerciale, Elvana Gjata ka një karrierë shumë të suksesshme në Kosovë, ndërsa për Leonora Jakupin s’kam ç’të them, s’më zgjon ndonjë mendim si këngëtare”, ka thënë Zanfina. Zanfina dhe motra e saj Adelina Ismali vite më parë kanë pasur një përplasje të famshme me Leonora Jakupin, e cila asokohe kaloi edhe në përballje fizike.