TIRANE - Bllokimi i trotuarëve nga tregtarët ambulantë, krijon jo pak shqetësim për këmbësorët në rrugët kryesore të qytetit të Tiranës. Kjo problematikë, është komentuar edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar këtë si një kthim mbrapa 15 vjet në kohë.

Shefi i qeverisë, thekson se në 3 vjet, referuar kohës që Lulzim Basha është kryetar i Bashkisë, Tirana është kthyer 15 vite mbrapa në kohë.

“E pabesueshme por hidherimisht e vertete: Ne 3 vite kthyer 15 vjet mbrapa!” shkruan Rama në Twitter.

Ditën e djeshme, mediat paraqitën problematikën shqetësuese të bllokimit të trotuareve në kryeqytet, aq sa pamjet të bëjnë të mendosh për një krahasim të mundshëm mes Tiranës dhe Kandaharit në Afganistan. Pavarësisht se situata është është kritike, autoritetet vazhdojnë ta injorojnë dhe të mos ndërhyjnë.
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)