Zaptuesit e kabinave të plazhit në
Durrës kërkojnë privatizimin e tyre

Zaptuesit e kabinave të plazhit në<br />Durrës kërkojnë privatizimin e tyre
DURRES-Banorët e ish kabinave të plazhit në Durrës protestojnë para bashkisë.

Banorët kërkojnë privatizimin e ish kabinave. Janë 32 familje të cilat pushtuan kabinat e plazhit 27 vite më parë janë grumbulluar para bashkisë së Durrësit në një protestë sot para dite.
 
Banorët kërkojnë që institucionet përkatëse të nisin procedurat e privatizimit të ish kabinave që prej më shumë se çerek shekulli janë transformuar në banesat e tyre.
 
Banorët sqarojnë se kanë kërkuar takim me kreun e bashkisë por edhe pse ishin fiksuar oraret takimet në dy raste kishin dështuar.
 
Ata thonë se duke nisur që nga viti 2009 e deri në vitin 2013 janë privatizuar thuajse të gjitha ish kabinat duke lënë jashtë këtij procesi ish kabinat ku këto 32 familje janë strehuar.
 
Ata hamendësojnë për ndonjë skenar të mundshëm që synon ndërtimin e ndonjë pallati në truallin ku gjenden këto ish kabina.
 
Jemi 32 familje me ish-kabinat e plazhit dhe ka vite të tëra që kërkojmë privatizimin e këtyre. Kemi 27 vite që banojmë aty, me ligjet e shtetit që ka nxjerrë shteti, ne kërkojmë të drejtën tonë, ca i bëjnë dhe ca si bëjnë”, shprehet një nga banorët.
 
Problemi jonë është që të na jepet një rrugëzgjidhje, të pakten me vendimet që kanë dalë duhet të na jepet një sqarim, të tjerat janë të privatizuara, kudo që kemi trokitur asnjë zgjidhje”, thotë një tjetër banor.
 
Kemi dalë të kërkojmë banesat tona dhe të kërkojmë takim me kryetarin e bashkisë, meqë ka dalë urdhri i shtetit që objektet shtetërore ti privatizojnë qytetarët që janë brenda, s’po marrim ndonjë përgjigje a ndonjë gjë”, u shpreh një tjetër banor.
 
Banorët protestues sqarojnë se kanë shlyer të gjitha detyrimet në shtet sikurse janë qiraja, faturat e energjisë elektrike dhe ato të ujit, pagesa e të cilave është një ndër kriteret e privatizimit të objekteve.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës