Zari i fundit i qeverisë

Zari i fundit i qeverisë
Gjykata e Tiranës imitoi në harkun kohor të një viti një veprim që la shumë pasoja në standartet demokratike të Shqipërisë. Ndërsa një vit më parë, pas masakrës së 21 janarit 2011, Policia e Shtetit nuk ekzekutoi urdhërat për të ndaluar zinxhirin e komandës së Gardës së Republikës, duke lënë të lirë të dyshuarit për vrasje dhe plagosje, dy ditë më parë, gjykata vendosi të lërë në shtëpitë e tyre dy pjesëtarë të gardës dhe një specialist të IT në kryeministri. Prokuroria në arsyetimin e saj, duke u mbështetur në provat dhe përfundimet e sjella nga FBI-ja, i akuzoi të tre zyrtarët për vrasje dhe manipulime të provave. Ish-komandanti i Gardës u akuzua se ishte ai vrasësi i njërit prej demonstruesve, dhe për t’i shpëtuar krimit kishte manipuluar armën tip pistoletë, për t’ia faturuar vrasjen shoferit të tij, që atë ditë nuk ndodhej fare në vendngjarje.

Ndërsa specialisti i IT-së në kryeministri është përgjegjësi për fshirjet e serverit të kryeministrisë që kishte mbledhur pamjet filmike të 7 kamerave që tregonin vrasjet dhe vrasësit, duke lënë në to vetëm ato që tregonin protestuesit që sulmonin policinë dhe gardën. Në arsyetimin e gjykatës nuk është e vështirë të lexohet mbrojtja heroike që Sali Berisha dhe qeveria u bënë gardistëve si mbrojtës së institucioneve, duke i nënvizuar ata si punonjës që ishin në krye të detyrës që nuk mund të akuzohen për vrasje, por për tejkalim të forcës. Ndërsa nga ana tjetër janë provat e sjella e Byroja Federale e Investigimit, e cila prej një viti është në ndihmë të prokurorisë shqiptare. Pala amerikane tjetër gjykata hodhi poshtë edhe përfundimet e FBI se pistoleta me nr. P52796Z është përdorur, nga Ndrea Prendi, sepse sipas saj prokuroria ka sekuestruar 8 pistoleta duke u shënuar numrat perkates, përfshi dhe pistoleten me numër P52796Z, por pa e përcaktuar se kujt i përket ajo.

MË POSHTË ËSHTË VENDIMI GJYKATËS SË FAKTIT
"Gjykata, si administroi aktet hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit të kësaj çështje konstaton se: Në datën 21.01.2011 nga ana e subjektit politik, Partia Socialiste e Shqipërisë, është njoftuar zhvillimi i një demonstrate në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në orën 14:00, duke u marrë dhe leja përkatëse pranë organeve kompetente. Ky subjekt më parë kishte njoftuar për kalimin e stadit të "tubimit" nga "protestë" në "demonstratë". Rezulton e provuar se gjatë zhvillimit të tubimit është ushtruar dhunë nga shumë pjesëmarrës me mjete të forta rrethanore të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e forcave te policise se shtetit si dhe atyre te Gardes se Republikes, gjate veprimeve qe keto te fundit kryenin per ruajtjen e godines se Kryeministrise; po kështu pas përfundimit të demonstratës ka rezultuar se kanë mbetur të vrarë tre demonstrues e pikërisht shtetasit Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Hekuran Deda, ndërsa disa ditë më vonë ka vdekur në spital (në Turqi) shtetasi Aleks Nika. Si nga provat e administruara gjate hetimit edhe nga transetimet direkte qe kane bere stacionet e ndryshme televizive (transmentime te cilat jane sekuestruar nga organi i Prokurorise), është provuar qartësisht dhe pa asnjë ekuivok se nga ana e demostruesve fillimisht eshte ushtruar dhune intensive me mjete te forta si shkopinj prej druri apo gure, ndaj forcave te policise se shtetit.

Në këtë kohe forcat e Gardes se Republikes kane qene brenda rrethimit të godines së Kryeministrisë, dhe përsa kohe që demostruesit nuk janë futur brënda rrethimit,
nuk kanë ndërhyrë dhe nuk kanë kryer asnje veprim. Demostruesit pasi kane arritur qe te thyejne dhe te mposhtin rrjeshtat e forcave te policise se shtetit, kane tentuar qe te hyjne forcerisht brenda rrethimit te godines se Kryeminstrise. Nga ana e forcave te Gardes se Republikes, është paralajmeruar me megafon, por demostruesit kane filluar që të qellojnë në menyre intensive me gurë duke u future pjeserisht në territorin brënda gardhit të Kryeministrisë. Sulmet demostruesve me gurë ndaj forcave te gardes, ka zgjatur per nje kohe jo te shkurter. Kjo provohet edhe nga procesverbalet e kqyerjes se vendit te ngjarjes ku brenda rrethimit janë gjetur një sasi tepër konsiderueshme e sendeve te forta te përdorura kundër forcave te Gardes se Republikes. Me pershkallezimin e dhunës nga ana e demostruesve, te cilet kane arritur dhe te futen brenda rrethimit te neutralizojne per pak çaste forcat e Gardes, duke kontrolluar nje pjese te terrenit, apo duke ngritur flamur te bardhe, e veprime te tjera. Si kanë tentuar të avancojnë (demostruesit) ne drejtim te hyrjes se Kryeministrise, nga ana e forcave te gardes, pas paralajmerimeve me megafon eshte filluar që të qëllohet në ajër.

Vazhdimisht nga disa demostrues është qëlluar me gurë dhe mjete forta ndaj forcave të gardes, duke u shkaktuar atyre demtime jo të vogla, perfshi dhe Komandantin e Gardes, personin nen hetim Ndrea Prendi, i cili është demtuar me mjete të forta me intensitet goditjeje te madhe, në sy. Gjithashtu nga ana e demostruesve eshte sulmuar me anë të nje autoveture, e cila ka marrë vrull ne ndrejtim te forcave te Gardës, por ajo është penguar vetem nga aktivizimi i ures metalike që ndodhej ne oborrin e Kryeministrisë. ah/Shiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin