Zbadhen përgjimet e plota/ Ja lidhjet e bandave nga veriu në jug nga droga te pronat

Zbadhen përgjimet e plota/ Ja lidhjet e bandave nga veriu në jug nga droga te pronat

Arben Ndoka dhe Arben Çuko

Atë që nuk e arrin politika e arrin krimi, bashkëpunim perfekt midis organizatave kriminale nga Shkodra në Konispol. Këtë ka zbuluar hetimi 2-vjeçar nga ana e organeve të drejtësisë shqiptare që po finalizohet me arrestimet e bujshme të ndodhura të dielën dhe që pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. Kjo dosje gjigande kundët trafikut të lëndëve narkotike ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016, ku në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës

Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, të zbardhur fillimisht ekskluzivisht nga “Report Tv”, me 44 urdhër-arresti rezulton se ka lidhje mes disa organizatave kriminale më në zë në vend të shtrira nga Veriu në Jug. Rezulton se qendra e trafikut të drogërave të forta kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian ishte në Shijak e Maminas, ndërsa për kanabisin ishin të angazhuara dhe organizatat e tjera kriminale, si në veri të vendit, Shkodër e Lezhë ashtu edhe në Jug, Delvinë e Konispol.

Në dokumentet ekskluzive, Prokuroria ka ndërtuar lidhje mes organizatës kriminale të Avdylajve në Shijak, Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë. Sipas Prokurorisë në krye të kësaj superorganizate ishte Astrit Avdyli i njohur edhe si Astrit Balliu dhe merreshin me trafikun e sasive të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë e më pas drejt vendeve të BE-së. Pjesë e kësaj organizate, thekson prokuroria janë edhe personazhe të tjerë të njohur të botës së krimit si Safet Bajri, Astmer Bilali, Astrit Keçi, Gerald Keçi, Gjevi Ndoka e Danjan Ndoka.

HETIMET FILLUAN NE 2016 ME DROGEN E KAVAJES
Kjo dosje ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016, ku në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës. Më pas çështja ka vijuar me ndjekjen e një rasti tjetër të trafikut të drogës, ku kësaj superorganizate i është bërë kapja në Itali më 8 shkurt 2017, e 2 ton kanabis ku u arrestuan transportuesit Ermal Agaj dhe Avni Dhrami. Sipas prokurorisë, në rastin e këtij trafikimi janë përfshirë veç të tjerëve edhe Astrit Avdyli, i njohur si bosi i Shijakut dhe Gjevi Ndoka, vëllai i Arben Ndokës. Këto lidhje mes Astrit Avdylit, Gjevi Ndokës dhe fierakëve Petrit e Saimir Sulejmani dalin prej përgjimeve që u janë bërë komunikimeve të tyre telefonike. Gjatë hetimeve të kësaj dosje kanë rezultuar të dhëna se disa shtetas ndër ta dhe Astrit Balliu ose Avdyli, merreshin me trafikimin e sasive të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të shtetit Italian, dhe vendeve të tjera Europiane.

Gjithashtu fillimisht u identifikuan disa shtetas si bashkëpuntorë të Astrit Balliut, të cilit ishin Altin Avdyli, si dhe personat e tjerë kumunikuesit dhe lidhje e tyre identifikuar si shtetas Esat Mehmeti, Astrit Keçi, Gerald Keçi, Saimir Gjepali (Shaqo),Daut Çemani (Dadi), Shkëlqim Sufja, Danjan Ndoka, Fatos Llaftiu, Safet Bajri, Astmer Bilali si dhe personave të tjerë tjerë që hyjnë rrishtazi në këtë veprimtari kriminale. Gjithashtu persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale është dhe Jasin allias Avdyli, Shkëlqim Avdyli, si dhe një sërë bashkëpuntorësh të tyre si Denis Llatfiu, Ardit Gjyriqi, Klajdi Llatfiu, Hajri Seferi dhe persona të tjerë si bashkëpuntorë.

LIDHJET E BANDAVE NGA PERGJIMET
Pikënisje e zbulimit të kësaj superorganizate është bërë kapja në Itali më 8 shkurt 2017 e 2 ton kanabis ku u arrestuan transportuesit Ermal Agaj dhe Avni Dhrami. Sipas prokurorisë, në rastin e këtij trafikimi janë përfshirë veç të tjerëve edhe Astrit Avdyli, i njohur si bosi i Shijakut dhe Gjevi Ndoka, vëllai i Arben Ndokës. Këto lidhje mes Astrit Avdylit, Gjevi Ndokës dhe fierakëve Petrit e Saimir Sulejmani dalin prej përgjimeve që u janë bërë komunikimeve të tyre telefonike. Në konkluzionet e saj Prokuroria shprehet se shtetasit Astrit Avdyli, Altin Avdyli në lidhje me Gjevi Ndokën, Danjan Ndokën dhe të tjerë kryejnë trafik të lëndëve narkotike, kokainë dhe heroinë dhe Kolumbia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj.

SI NDRYSHOI PLANI NGA LEZHË NË FIER
Gjatë një përgjimi të datës 4 shkurt 2017, vetëm dy ditë pas kapjes së ngarkesës me 2 ton kanabis në Itali, Astrit Avdyli telefonon Petrit Sulejmanin dhe e pyet nëse ishte kthyer dhe në ishte kthyer "me det apo me tokë". Kjo ngarkesë është kapur në Itali dhe së bashku me të dhe dy skafistët Ermal Agaj dhe Avni Dhrami, ky i fundit nga Vlora dhe i dënuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda. Indiciet dhe provat tregojnë se mjeti lundrues është porositur nga të dyshuarit e mësipërm që të shkonte në Lezhë, dhe gomonia ka shkuar në rrugë detare dhe jo tokësore në Lezhë, ku do të ngarkohej me drogë dhe më pas do nisej në drejtim të Italisë. Duke pasur dyshime se po survejoheshin dhe po ndiqeshin të dyshuarit kanë ndryshuar mënyrën e transportimit. Kështu ata kanë nxjerë nxjerrë nga deti gomonen në datën 4 shkurt 2017 dhe e kanë narkuar në karrel dhe tërhequr më pas me një mjet “Range Rover”, duke e dërguar në qytetin e Fierit, ku në zonën bregdetare të këtij rrethi është ngarkuar me drogë dhe më pas është nisur në drejtim të Italisë, ku dhe është kapur.

DY ISH-SPORTISTË SHITËS DROGE TË BAJRAVE
Ndërsa në muajin qershor 2018, pak kohë para se policia të godiste grupin e Bajrave në Shkodër, dalin përgjimet që kanë krijuar edhe lidhjet mes Avdylajve dhe Bajrave. Në skenë dalin Astmer Bilali, ish-kampioni i boksit që në fillim të muajit shtator u arrestua bashkë me Safet Bajrin dhe anëtarët e tjerë të organizatës. Astmer Bilali, sëbashku me një tjetër sportist, ish-kampionin e mundjes Elis Guri kryenin trafik kanabisi, që sipas "Prokurorisë e bënin për llogari të Safet Bajrit”. Sipas Prokurorisë, Astmer Bilali dhe Elis Guri i kanë shitur një sasi kanabisi dhe kokaine shtetasve Florenc Xheleku e Adnand Hupit.

Në përgjimet telefonike, del që Xheleku telefonon Astmer Bilalin dhe i thotë që ka mbërritur dhe në këtë moment Astmer Bilali telefonon Elis Gurin dhe e vë në dijeni se kanë ardhur ata shokët, ndërsa kampioni i mundjes i thotë se ndodhet në Tiranë dhe se ata duan atë që ai ka aty, duke nënkuptuar sasinë e kanabisit. Pas këtij konfirmimi Astmer Bilali lidhet sërish me Florenc Xheleku dhe i thotë se po shkonte ta takonte, duke realizuar kështu edhe takimin e shkëmbimit të sasisë së kanabisit. Xheleku pasi ka blerë lëndën narkotike së bashku me një shokun e tij kanë udhëtuar nga Shkodra në drejtim të Tiranës, ku pikërisht në Lezhë janë ndaluar dhe arrestuar nga policia. Për të mos prishur hetimet çështja ndaj dy të rinjve i është dërguar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Lezhës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja