Dinamika/ Ervis Martinaj- shokëve: Ejani me armë në Bllok (Zbardhen bisedat telefonike)

Dinamika/ Ervis Martinaj- shokëve: Ejani me armë në Bllok (Zbardhen bisedat telefonike)

Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet dhe personat që kanë qenë brenda tij kanë ngacmuar të fejuarën e Ervinit. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin dhe për një moment ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty afrohet shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga kamerat e subjektit “KFC”.

Rreth 10 sekonda më pas, te vendi ku automjeti kishte ndaluar dhe bisedonte me Ervin Matën, afrohet edhe shtetasi Mevjol Bilo dhe bisedojnë me personat që ndodhen brenda në automjet, ku vërehet se Ervini e shtyn me dorë shtetasin Mevjol Bilo me qëllimin për ta larguar.  Po sipas deklarimit të Redi Popescut, ku shprehet se ka dëgjuar nga Ervini se personi që ishte në drejtim të automjetit ishte ish- shoku i ngushtë i tij, dhe kjo duket edhe nga pamjet filmike ku Ervini largon Mevjolin me qëllimin për tu sqaruar vet, megjithëse Mevjoli nuk largohet por i qëndron aty pranë. Pasi shkëmbejnë disa fjalë, rreth 1 minutë më pas Ervini me Mevjolin, largohen në drejtim të dyqan “Monopol”, ndërsa automjeti vazhdon në drejtim të “Sky Toëer”.

Duke këqyrur pamjet filmike të “Monopol”, vërehet se Ervin Mata nuk futet brenda në dyqan, por vetëm Mevjoli i cili pasi futet del përsëri, dhe në pjesën e derës së daljes, në dukje ka një armë zjarri pistoletë, të cilën e fut në brez nga krahu i djathtë i tij me dorën e majtë.

Gjithashtu, në rend kronologjik, pas tij dalin Geldo, Fabio, një person i paidentifikuar, dhe në fund një person i identifikuar në rrugë operative si shtetasi A.B. Në këtë kohë vërehet se Ervini rikthehet sërish aty dhe pas tij vijnë me rradhë Mevjoli, Fabio, Geldo, Redi dhe i fundit, i distancuar nga këta, shtetasi A.B.

Rreth 14 minuta më vonë, kur ka shënuar ora 20:58, brenda në dyqan ka hyrë shtetasi Ajaks Boshnjaku, I cili u shpall në kërkim nga Prokuroria një ditë më parë. Rreth orës 21:26:58, në dyqan hyjnë shtetasi Ervis Martinaj, i shoqëruar nga shtetasi Eljon Hato dhe një person ende i paidentifikuar. Rreth orës 21: 28: 08 në dyqan futet një person ende i paidentifikuar dhe direkt pas tij, vjen viktima Fabian Gaxha. Vetëm një minutë më vonë të gjithë personat e përfshirë në konflikt dalin nga dyqani, disa prej tyre të plagosur.

Në këtë moment, kur Brenda dyqanit kishin mbetur vetëm viktima dhe Eljon Hato I plagosur rëndë, Redi Popesku, edhe pse dera ishte e hapur dhe dy persona dukeshin të shtrirë hyn brenda dhe pas një minute del sërish, ky moment është theksuar nga prokuroria, siç duket edhe për të faktuar përfshirjen e tij në ngjarje.

Kjo dinamikë, që tregon se Ervis Martinaj po shkonte tek “Monopol” për konfliktin e nisur me ngacmimin e Elvana Gjatës, faktohet edhe nga bisedat telefonike.  Nga kqyrja e telefonit të tij rezulton se në orën 21. 12 minuta, 25 minuta para ngjarjes ai I kërkon Ervin Matës të shkonte tek monopol

Mesazhi
Ervis Martinaj - Ervin Matës
“mer”
“afrohu në bllok përballë bilioner te rrobat e shtrenjta”

Dhe vetëm 4 minuta pas këtij komunikimi Ervis Martinaj lidhet me shokët e tij, ku i kërkon që të afrohen tek “Monopol” dhe të marrin armë me vete. Një numri që përfundon me 816 dhe të regjistruar me emrin “San” Martinaj i shkruan;
“Afrohu bllok”,
“Mer nej gje me vete”

Dhe në orën 21: 04 deri në orën 21: 19, Martinaj komunikon me një person që e ka të regjistruar me emrin “Aldoo” numër që përfundon me 239. Aldos, Martinaj i kërkon që të afrohet sa më shpejt dhe të marri armë me vete.

Ervis Martinaj - Aldoo
Ervis Martinaj: Ku je! Afrohu
Aldoo: Po pres Olsin me ik me taku
Ervis Martinaj: Ca veni je? Lidhu me cunat, afrohu me arme
Aldoo: Ok
Ervis Martinaj: Ndalo para lokalit arit
Aldoo: Ok, Erdhem, Jam me Olsin
Ervis Martinaj: Po cunat
Aldoo: Qunat po vin
Ervis Martinaj: Afroji
Aldoo: Po sapo dalin nga shpija
Ervis Martinaj: Ti ku je
Aldoo: Un per 1 sekond aty
Ervis Martinaj: A erdhe
Aldooo te lokali arit jam
Ervis Martinaj: Ku

Por këto nuk janë të vetmet biseda, pasi prokuroria ka sekuestruar 4 telefona celularë, të cilët nuk ka arritur dot ti zhbllokojë dhe për këtë ka dërguar letër porosi në Izrael, ku kërkon ndihmë për të hapur të gjitha bisedat.


 

Mesazhet e Ervis Martinajnt me grupin dhe porosia qe të vijne me armë në Bllok


Lajmi kryesor:

Vrasja në ish-bllok, si ndodhi përplasja për këngëtaren Elvana Gjata: Mos lëvizni se do tju q* robt


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb