Vrasja në ish-bllok, si ndodhi përplasja për këngëtaren Elvana Gjata: Mos lëvizni se do tju q* robt

TIRANË- Në gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca në ngarkim të Ervis Martinajt, një nga personat e përfshirë në vrasjen e ish-bllokut. Prokurororia ka kërkuar që të ndryshojë masa e sigurisë për Martinajn, nga 30 ditë burg, në burg pa afat. Por Gjykata ka vendosur që vendimin për Martinajn ta japë ditën e nesërme. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka raportuar se Avokati i Ervis Martinaj, Marash Martini ka kërkuar që të mos ketë ndryshim të masës së sigurisë të vendosur më herët nga Gjykata.

Sipas prokurorisë, nga 13 gëzhojat 10 janë nxjerrë nga e njëjta armë, e pagjetur në vendin e ngjarjes, që deri më tani dyshohet të jetë ajo e përdorur nga ish-komandoja Marviol Bilo. Një tjetër gëzojë e gjetur në vendngjarje, me markerimin “Geco 9 mm Luger” është qitur nga pistoleta “Glock” me numër të dëmtuar, e vetmja armë e gjetur në skenën e krimit, që sipas prokurorisë, rezulton të tjetë përdorur në një përplasje me armë më 26 shtator 2017 në një “Lloto sporti” në Tiranë. Ndërsa dy gëzhojat e tjera janë nxjerrë nga një armë 9 mm, që nuk u arrit të gjendej nga grupi hetimor.

Për të saktësuar se nga kush u përdorën këto armë grupi hetimor ka bërë edhe akt ekspertimin e personave që kanë qëlluar apo përdorur armët mbrëmjen e 4 tetorit.  Në deklarimet e tij Ervis Martinaj ka mohuar që ka pasur apo të ketë përdorur armë, por në bazë të aktekspertimit, Prokuroria të kryer dy ditë pas ngjarjes, më datë 6 tetor prokuroria thotë se:  “Në katër gjurmëkopjuesit objekte të ekspertimit marrë në dy duart dhe në fytyrët e shtetasin Ervis Martinaj, u evidentuan mbetje të nitritëve dhe nitrateve të cilat ndodhen dhe te mbetjet e qitjes me armë zjarri”.

Edhe pse akt ekspertimi i parë u bë me dy ditë vonese, në datën 9 shtator pra 5 ditë pas ngjarjes Ervis Martinajt i bëhet një tjetër ekspertim në duar, dhe sipas prokurorisë, nuk ka rezultuar gjurmë baruti, çka ngre pikëpyetje si për vonesës e bërjes së këtij ekspertimi, kur i akuzuari mund të jetë pastruar ashtu edhe për akt ekspertimin e parë u bë vetëm pas dy ditëve.  Gjithashtu gjurmë mbetjesh nga qitja janë gjetur në dy duart e viktimës Fabian Gaxha dhe të plagosurit tjetër Eljon Hato.

Por këto nuk janë të vetmet prova që prokuroria kërkon “arrest me burg” për dy të plagosurit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.  Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se Ervis Martinaj përdorte edhe një identitet tjetër, të një shtetasi kosovar me emrin Admir Koca. E pikërisht ky mjet identifikimi në disponim të Martinajt mund ti jap atij mundësi largimi dhe shmangie të hetimeve sqarojnë prokurorët, prandaj kërkojnë arrest me burg.

Kërkesë e Prokurorisë ndaj Ervis Martinaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:45
Dëshmia e plotë e Redi Popescut në prokurori: Elvanën e ngacmuan nga një makinë, çfarë ndodhi para vrasjes

Report Tv ka siguruar dëshminë e plotë të Redi Popescut, pronarit të lokalit Monopol, ku pak javë më parë u vra Fabiol Gaxha dhe 2 persona të tjerë mbetën të plagosur. Popescu ka dëshmuar dy herë në prokurori. Herën e parë, ai ka thënë se 20 minuta pasi në lokal ka shkuar Ervin Mata, ai ka dalë jashtë dyqanint dhe ka takuar Ervis Martinajn, i cili i ka thënë se do takonte Matën. Popescu ka treguar të plotë dinamikën e vrasjes, ndërkohë që në dëshminë e dytë, ai ka thënë se këngëtarja Elvana Gjata, kur ka  ndaluar për t’u takuar me Ervin Matën është ngacmuar nga një makinë. Lidhur me vrasjen në Bllok, i akuzuar është edhe Redi Popescu, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Ai dyshohet se ka fshehur një nga armët e Ervis Martinajt.

Dëshmia e parë e Redi Popescut

Më datë 04.10.2018 rreth orës 18.00 erdhi Ervin Mata, i cili shoqërohej me katër persona të tjerë dhe pasi kanë parë në vitrina janë ulur në tavolinë ku Redi u ka shërbyer pije alkoolike. Më pas Ervin Mata së bashku me një person tjetër me emrin Joli (mbiemrin nuk ja dinte) kanë dalë jashtë ku Ervini është takuar me të dashurën e tij Elvana Gjata kur është kthyer sërish në dyqan së bashku me Jolin ka qenë i revoltuar. 

Pas 20 minutash, dola jashtë dyqanit te shkallët dhe takova Ervis Martinjn, që shoqërohej nga dy persona të tjerë dhe më tha se do takonte Ervin Matën që ndodhej në dyqan dhe së bashku me dy personat që e shoqëronin është takuar me Ervinin ku janë ulur veç në fund të banakut. 

Dy personat që shoqëronin Ervis Martinin janë kapur me emrin Joli (komandoja) duke i thënë që pse po shikon dhe në këtë moment kanë ardhur dy persona nga jashtë, njëri i veshur me bluzë të errët me kapuç, trup i gjatë, me xhinse i cili së bashku me personin tjetër që e shoqëronte filluan të shanin dhe të godisnin me grushte Jolin oficerin e Zallherit dhe personat e tjerë që ishin në tavolinë me të.

Në këtë moment Ervis Martini po thoshte “mos,mos,mos” ndërsa Ervin Mata po thoshte “ç’a po boni, ça është kjo punë” dhe në këtë moment pashë personin me bluzë me kapuç, i cili kishte një armë zjarri. Dëgjova një krismë që ka ardhur nga vendi ku ndodhej personi i gjatë me kapuç në kokë që po konfliktohej me Jolin, por për shkak të rrëmujës nuk e pashë kush qëlloi dhe kur dëgjova krismën u hodha pas banakut për t’u mbrojtur. 

Krismat kanë vazhduar dhe kur kanë pushuar, afër banakut erdhi Ervis Martini i cili ishte plagosur në qafë. E mora dhe e zbrita poshtë shkallëve drejt vendit të taksive. Përveç personit që kishte ngelur i vrarë dhe një person tjetër afër derës ishte duke u perpëlitur. Pasi nxora Ervis Martinin jashtë u ula në trotuar për t’u kthjelluar duke patur dhe një shishe në dorë dhe në këtë moment pashë dy motora policie ku ua ka bërë me dorë, duke i njoftuar se çfarë kishte ndodhur dhe më pas së bashku me ta u futa sërish në dyqan. 

Një nga personat që shoqëronin Ervis Martinin ishte rreth 170 cm i gjatë, rreth 30 vjeç, trup i dobët dhe i veshur me të zeza, i njëjti person që ndodhej i plagosur tek dera e dyqanit, ndërsa personi tjetër ishte rreth 30 vjeç me rroba të çelura. 

Personi me kapuç (Gaxha) që u fut në dyqan u konfliktua me Jolin duke u sharë dhe goditur me grushta dhe më pas ky person kishte në dorë një armë zjarri. I plagosuri dhe i vrari ishin njerëzit e Ervis Martinit dhe konflikti ka nisur për arsye banale, në lidhje me ngacmimin e të dashurës së Ervin Matës, Elvana Gjata dhe Ervin Mata me Ervis Martinin janë takuar qetësisht në lokal pa ndonjë tendencë për t’u agravuar situata, dhe kur ka ardhur në dyqan Ervis Martini ka zbritur nga një automjet tip BMË me ngjyrë të errët.


Dëshmia e dytë e Popescut

Në ditën e ngjarjes, rreth orës 20:40, përpara dyqanit në Ish Bllok, ka ardhur Elvana Gjata me automjetin e saj dhe aty në rrugë, duke qëndruar në parkim për dy, ka takuar Ervin Maten dhe kanë shkëmbyer një çelës shtëpie. Në këtë moment, në rresht për tre ka kaluar një automjet tjetër, dhe personat që kanë qenë brenda në automjet kanë ngacmuar Elvana Gjatën, duke qenë Ervini prezent kanë debatuar me fjalë me të dhe në këtë çast nga dyqani kanë dal Joli (Mevjol Bilo), me djemtë e tjerë për tu sqaruar. Nuk i fiksova karakteristikat e makinës që kishte ngacmuar Elvana Gjatën, por edhe detajet i dëgjova nga Ervini. Dëgjova nga Ervini se personi i cili drejtonte automjetin me personat që kishin ngacmuar Elvanën, kishte qenë shok i ngushtë i Ervin Matës.

Ora 14:12
Dosja e vrasjes në Bllok/ Ja çfarë dëshmuan prindërit e këngëtares Elvana Gjata

Report Tv zbardh dëshmitë e prindërve të këngëtares Elvana Gjata, por edhe të babait të fejuarit të saj i cili është në kërkim për ngjarjen në Bllok. Në dosje theksohet se ‘I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Luan Mata, i cili është i ati i shtetasit Ervin Mata, i cili ndër të tjera deklaron se nuk ka dijeni për ngjarjen e ndodhur dhe nuk e di se ku mund të jetë djali i tij Ervin-i’.

Ndërsa Fatmir Gjata, i cili është i ati i Elvana Gjatës, ka deklaruar se ‘Elvanën kam rreth 2 javë që e kam takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e ka nip, me Ervin Matën ka rreth 1 vit që bashkëjeton’.

Donika Gjata, nëna e këngëtares ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me bijën e saj më datë 03.10.2018, ‘kam njohje me Ervin Matën pasi ky i fundit ka rreth 1 vit që bashkëjeton me vajzën, Mevjol Bilon e kam nip’.

Ora 13:59
‘Ngacmoi Elvanën, mos lëvizni se do t’ju q....robt......”/ Dëshmitë si ndodhi përplasja në Bllok për këngëtaren

REPORT Tv zbardh të plotë dëshminë e Geldo Hotit, i cili u arrestua nga policia në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë pak ditë pas vrasjes në Bllok. Geldo Hoti, njihet si miku i komandos, Merviol Bilo. Ai ka qenë i pranishëm në ngjarjen e ish-Bllokut, i ulur në tavolinë me komandon, Merviol Bilo dhe Fabjol Alushin.

Në dëshminë në prokurori ai ka sqaruar se ditën e ngjarjes, rreth orës 14;00 ka shkuar te lokal “Monopol” ku është takuar me pronarin Redi Popescu. Hoti thotë se pak më vonë, në lokal ka ardhur edhe Ervin Mata, Joli (Mevjol Bilo), që është miku i Ervinit dhe së bashku kanë shkuar te një lokal për të drekuar. Në lokal ka shkuar një person që i thërrisnin Tani dhe me mbiemër Allushi, i cili shoqërohej me një person tjetër rreth 170 cm i gjatë, i shëndoshë, me flokë të shkurtra, rreth 40 vjeç, dhe këta persona janë ulur me ta në tavolinë.

Më pas Hoti ka deklaruar se rreth orës 18:00, janë çuar nga lokali dhe kanë shkuar përsëri te lokal “Monopol”, ku janë ulur përsëri të gjithë bashkë. ‘Rreth 1 orë më pas, Ervini ka dal jashtë lokalit ku është takuar me Elvana Gjatën, e fejuara e tij dhe kur është kthyer brenda tha se dikush i kishte ngacmuar të fejuarën dhe ky person do të vinte në lokal për tu sqaruar’.

Sipas dëshmisë së zbardhur, fillimisht në lokal kanë hyrë 3 persona, dhe Ervini sapo ka parë këta persona është ngritur nga tavolina dhe i ka takuar te banaku. “Rreth 1-2 minuta më pas, në lokal kanë hyrë 2 persona të tjerë, njëri nga personat e sapofutur, ka nxjerrë nga brezi një armë pistoletë dhe na është drejtuar te tavolina ku ishim ulur me fjalët ...mos të lëvizi njëri se do t’ju q.....robt......”

Në këtë moment Hoti thekson se është ngritur nga karrigia për të ikur por personi që mbante armën në dorë i është drejtuar me fjalët ...mos lëviz... “Në këtë moment njëri nga të 5-të personat që janë futur në lokal ka thënë fjalët ...Çfarë problemi ke që shikon...”.

‘Personi i cili mbante armën në dorë (Fabiol Gaxha) është afruar te tavolina dhe kapi nga qafa Jolin (Komandoja) dhe u konfrontua fizikisht me të, unë u shtriva barkas poshtë tavolinës dhe aty dëgjova disa krisma arme, dhe pas përfundimit të krismave dola nga lokali dhe u largova i vetëm në drejtim të automjetit parkuar përballë shkollës “Petro Nini Luarasi”’ vijon më tej ai.

Hoti shprehet më tej se “Ervin Matën e njoh në marrëdhënie pune, e kam takuar gjithsej rreth 3-4 herë dhe jam njohur me të rreth 3-4 muaj më parë. Në tavolinë isha i ulur te këndi afër më Ervin Matën, Tan Allushin, dhe përballë ishte Ervini me Jolin’.

Ora 13:21
Pasuria në sitë, prokuroria: Ervis Martinaj në hetim për pastrim parash, lojërat e fatit kundra ligjit

Krahas vrasjes së ndodhur në lokalin Monopol më 4 Tetor 2018 prokurorët janë duke e hetuar edhe transaksionet bankare dhe pronat që disponon Ervis Matinaj. Nga dosja hetimore që ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës dhe disponohet nga Report TV, thuhet se Ervis Martinaj prej vitit 2009 dhe në vijim ka blerë pasuri në vlera të konsiderueshme. Prokurorët nënvizojnë faktin se mënyra e shlyerjes është cash, burimi i te ardhurave është i papërcaktuar dhe nuk mund te justifikohet me burimet e ligjshme qe ka pasi ai nuk ka kryer deklarim të ardhurave individuale për të ardhura të realizuar mbi shumën 2.000.000 lekë.

Në dosjen hetimore thuhet se Ervis Martinaj zotëron disa shoqëri tregtare të cilat janë të gjitha pasive dhe nuk ushtrojnë aktivitet.

Rakordimet financiare të kompanive të Ervis Martinajt

Megjithatë prokuroria ka zbuluar se Ervis Martinaj ka disa kontrata noteriale për blerje automjete ose pasuri të paluajtshme. Janë 12 kontrata noteriale që ndodhen në dosjen hetimore përmes të cilave prokurorët mbështesin akuzën e tyre se Martinaj nuk ka pasur burime të ligjshme për këto transaksione.

Prokurorët që po hetojnë aktivitetin e Ervis Martinajt mbërrijnë në konkluzionin se: “Martinaj prej vitit 2009 dhe në vijim ka blerë pasuri sipas kontratave të raportuara në vlerën 85.000 Euro nga të cilat 50.000 Euro janë financuar me qira financiare dhe 25.116.909 lekë. Mënyra e shlyerjes është CASH dhe burimi i të ardhurave është i papërcaktuar dhe nuk mund të justifikohet me burimet e ligjshme. Ervis Marinaj ka kryer edhe disa shitje automjetesh dhe kuotash të shoqërive të cilat janë në një vlerë totale të përafërt 50.000 Euro dhe 14.600.000Lekë”.

Prokurorët kanë zbuluar se të gjitha këto shuma janë të shlyera jashtë zyrës noteriale dhe në cash duke e shmangur sistemin bankar. Prokurorët kanë hetuar edhe tre llogari bankare në tre banka të ndryshme që përdoreshin nga Ervis Martikaj nga ku në kohë të ndryshme rezultojnë lëvizje shumash monetare në disa milionë lekë. Nga të dhënat bankare thonë prokurorët rezulton se ky shtetas ka transaksione bankare në vlera të konsiderueshme të cilat nuk kanë asnjë justifikim për burimin. Në dosjen hetimore në kapitullin për hetimin pasuror prokurorët shprehen se deri ne këtë moment procedurial, dyshohet se shtetasi Ervis Martinaj kryen aktivitet te kundra ligjshëm ne fushën e lojërave te fatit.

Konkluzionet e Prokurorisë që Ervis Martinaj nuk e justifikon pasurinë
Ora 12:47
Dinamika/ Ervis Martinaj- shokëve: Ejani me armë në Bllok (Zbardhen bisedat telefonike)

Deri më sot dinamika e masakrës në ish-Bllok ka qenë e ndërtuar mbi bazë të deklarimeve të pronarit të lokalit “Monopol”, Redi Popeskut, e cili sipas prokurorisë nuk është e saktë. Tashmë në dosjen hetimore janë përfshirë edhe filmimet e kamerave të jashtme të sigurisë së lokalit dhe përgjimet telefonike të protagonistëve të përfshirë.

Nga kqyrja e kamerave dhe dëshmive rezulton se rreth orës  18:54, shtetasit Ervin Mata, Geldo Hoti, Fabio Allushi, Mevjol Bilo kanë hyrë brenda në ambientet e dyqan “Monopol”. Rreth orës 20:37, nga dyqan “Monopol”, ka dal shtetasi Ervin Mata, i cili është duke folur në telefon dhe sipas deklarimit të shtetasit Redi Popescu, Ervini del jashtë për t’u takuar me të fejuarën e tij shtetasen Elvana Gjata, për të shkëmbyer një çelës shtëpie.

Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet dhe personat që kanë qenë brenda tij kanë ngacmuar të fejuarën e Ervinit. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin dhe për një moment ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty afrohet shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga kamerat e subjektit “KFC”.

Rreth 10 sekonda më pas, te vendi ku automjeti kishte ndaluar dhe bisedonte me Ervin Matën, afrohet edhe shtetasi Mevjol Bilo dhe bisedojnë me personat që ndodhen brenda në automjet, ku vërehet se Ervini e shtyn me dorë shtetasin Mevjol Bilo me qëllimin për ta larguar.  Po sipas deklarimit të Redi Popescut, ku shprehet se ka dëgjuar nga Ervini se personi që ishte në drejtim të automjetit ishte ish- shoku i ngushtë i tij, dhe kjo duket edhe nga pamjet filmike ku Ervini largon Mevjolin me qëllimin për tu sqaruar vet, megjithëse Mevjoli nuk largohet por i qëndron aty pranë. Pasi shkëmbejnë disa fjalë, rreth 1 minutë më pas Ervini me Mevjolin, largohen në drejtim të dyqan “Monopol”, ndërsa automjeti vazhdon në drejtim të “Sky Toëer”.

Duke këqyrur pamjet filmike të “Monopol”, vërehet se Ervin Mata nuk futet brenda në dyqan, por vetëm Mevjoli i cili pasi futet del përsëri, dhe në pjesën e derës së daljes, në dukje ka një armë zjarri pistoletë, të cilën e fut në brez nga krahu i djathtë i tij me dorën e majtë.

Gjithashtu, në rend kronologjik, pas tij dalin Geldo, Fabio, një person i paidentifikuar, dhe në fund një person i identifikuar në rrugë operative si shtetasi A.B. Në këtë kohë vërehet se Ervini rikthehet sërish aty dhe pas tij vijnë me rradhë Mevjoli, Fabio, Geldo, Redi dhe i fundit, i distancuar nga këta, shtetasi A.B.

Rreth 14 minuta më vonë, kur ka shënuar ora 20:58, brenda në dyqan ka hyrë shtetasi Ajaks Boshnjaku, I cili u shpall në kërkim nga Prokuroria një ditë më parë. Rreth orës 21:26:58, në dyqan hyjnë shtetasi Ervis Martinaj, i shoqëruar nga shtetasi Eljon Hato dhe një person ende i paidentifikuar. Rreth orës 21: 28: 08 në dyqan futet një person ende i paidentifikuar dhe direkt pas tij, vjen viktima Fabian Gaxha. Vetëm një minutë më vonë të gjithë personat e përfshirë në konflikt dalin nga dyqani, disa prej tyre të plagosur.

Në këtë moment, kur Brenda dyqanit kishin mbetur vetëm viktima dhe Eljon Hato I plagosur rëndë, Redi Popesku, edhe pse dera ishte e hapur dhe dy persona dukeshin të shtrirë hyn brenda dhe pas një minute del sërish, ky moment është theksuar nga prokuroria, siç duket edhe për të faktuar përfshirjen e tij në ngjarje.

Kjo dinamikë, që tregon se Ervis Martinaj po shkonte tek “Monopol” për konfliktin e nisur me ngacmimin e Elvana Gjatës, faktohet edhe nga bisedat telefonike.  Nga kqyrja e telefonit të tij rezulton se në orën 21. 12 minuta, 25 minuta para ngjarjes ai I kërkon Ervin Matës të shkonte tek monopol

Mesazhi
Ervis Martinaj - Ervin Matës
“mer”
“afrohu në bllok përballë bilioner te rrobat e shtrenjta”

Dhe vetëm 4 minuta pas këtij komunikimi Ervis Martinaj lidhet me shokët e tij, ku i kërkon që të afrohen tek “Monopol” dhe të marrin armë me vete. Një numri që përfundon me 816 dhe të regjistruar me emrin “San” Martinaj i shkruan;
“Afrohu bllok”,
“Mer nej gje me vete”

Dhe në orën 21: 04 deri në orën 21: 19, Martinaj komunikon me një person që e ka të regjistruar me emrin “Aldoo” numër që përfundon me 239. Aldos, Martinaj i kërkon që të afrohet sa më shpejt dhe të marri armë me vete.

Ervis Martinaj - Aldoo
Ervis Martinaj: Ku je! Afrohu
Aldoo: Po pres Olsin me ik me taku
Ervis Martinaj: Ca veni je? Lidhu me cunat, afrohu me arme
Aldoo: Ok
Ervis Martinaj: Ndalo para lokalit arit
Aldoo: Ok, Erdhem, Jam me Olsin
Ervis Martinaj: Po cunat
Aldoo: Qunat po vin
Ervis Martinaj: Afroji
Aldoo: Po sapo dalin nga shpija
Ervis Martinaj: Ti ku je
Aldoo: Un per 1 sekond aty
Ervis Martinaj: A erdhe
Aldooo te lokali arit jam
Ervis Martinaj: Ku

Por këto nuk janë të vetmet biseda, pasi prokuroria ka sekuestruar 4 telefona celularë, të cilët nuk ka arritur dot ti zhbllokojë dhe për këtë ka dërguar letër porosi në Izrael, ku kërkon ndihmë për të hapur të gjitha bisedat.


 

Mesazhet e Ervis Martinajnt me grupin dhe porosia qe të vijne me armë në Bllok
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuriozitet: 03/11/2018 12:52

    Dmth ia futen shullazit?

    Përgjigju
  • Turi: 03/11/2018 12:49

    Njeriu me intrigant ne botën e krimit në Shqiperi dhe Holland. Me moralin nen zero ne familje. Shum i lig dhe i piset.

    Përgjigju
    • eldi: 03/11/2018 17:19

      po ca intrigant ky eshte gangster mediash njesoj si noizy ose repistat se ska vra njeri ky ne jet vet. ai ne dajt eshte vra nga pakujdesia i ka shkrep pistoleta la dashje po ne keto kohe kaq duhet te behesh i forte dhe me fame

  • Endri: 03/11/2018 12:32

    Po ju lutem zotërij prekuror, shum njetëz e din të vërtetën. Ajo ngjarje ndodhi për pazare droge. Ervis Martinaj ishte garantuesi i mallit që morën njerzit e Shullazit. Lëkët su dhanë dhe ndodhi pastaj kjo ngjarje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb