TIRANE - Dita e martë ka qënë “ditë tersi” për laboranten e kokainës Valentina Tufina dhe, për këtë, për të shtyrë dërgimin e korrierit nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, e arrestuara Tufina i ka kërkuar Gëzim Çelaj, që qëndronte në Fushë- Kuqe, të shtynin për ditën e mërkurë marrjen në Kosovë të 7 kg kokainë. Kjo bisedë është bërë në mënyrë të koduar, ku Tufina i ka pohuar se ditën e martë nuk bën të merreshin fustanet e bardha, pasi për të ishte ditë tersi dhe për pasojë kanë rënë dakort, së bashku me Çelajn, që shtetasi Realt Hysolli të udhëtonte në Kosovë ditën e mërkurë, për të marrë “fustanet” e nuseve.

Këto biseda të koduara janë përgjuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe drejtësia kosovare. Aktualisht Prokuroria ka mbyllur hetimet për Gëzim Çelajn, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, vëllain e tij Kujtim Çelaj dhe korrierin e drogës Realt Hysolli. Ndërsa për shtetasen shqiptaro-amerikane Valentina Tufina është kërkuar nga Kosova sjellja e materialeve hetimore.