Zbardhen detaje nga Asambleja PS me dyer të mbyllura, Rama rezerva edhe ndaj ish ministrave, zbehën angazhimin pasi lanë karriget

Gazetarja e Report Tv dhe shqiptarja.com Danjela Maloku zbulon detaje nga mbledhja me dyer të  mbyllura e Asamblesë Kombëtare të PS-së që vijion me dyer të mbyllura prej më shumë se dy orësh.

Janë drejtuesit e qarqeve, 2 ose tre deputetë që bëjnë raportimin e punës së bërë. Mbledhja ka nisur me qarkun e Tiranës, ku Rama ka pasur rezerva për strukturën e PS-së në Kavajë.

Rama i ka kërkuar drejtuesit politik të qarkut Veliaj dhe deputetit Etjen Xhafa të  përcaktojë emrat e anëtarëve të PS-së dhe drejtuesit socialistë që nuk kanë plotësuar objektivat në bashkinë e Kavajës. Më pas kanë vijuar raportimet e drejtuesve të qarqeve të Shkodrës, Lezhës e Fierit.

Rama ka shprehur rezerva dhe për performancën dhe angazhimet e socialistëve të cilët pasi kanë lënë karriget e ministrave kanë zbehur angazhimin e tyre

Si shembull ka sjellë rastin e ish ministers Olta Xhaçka duke theksuar se nuk ka asnjë postim në rrjetet e saj sociale. Rezerva ka pasur dhe për një sërë figurash të tjera që do të mbeten për tu zbardhur në vijim


Lajmi kryesor:

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet 2025! Rama mbledh Asamblenë 5 orë me dyer të mbyllura, plani për reformimin e partisë: Duam fitore shembullore


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime