TIRANE - “Shën Mëria e Beratit, drama e Namik Dokles e ka zemëruar keqazi kishën ortodokse. Pasi shfaqja u ndërpre në skenën e teatrit të Korçës, autori i dramës Dokle e quajti talebanizëm ndalimin e dramës së tij.
Por çfarë ka ngacmuar kjo dramë? Çfarë herezish fshehin dialogjet e personazheve të Dokles?
Një lexim i dramës, na zbulon ngacmimin e vërtetë…
Në dialogjet e para mes murgut Kozma i dërguar nga Patriarkana në Berat dhe murgut shqiptar Todri, kuptohet se një mëkat i madh ka ndodhur, ndërsa nga duart e piktorit Amofr që nënkupton Onufrin, ka daslë një ikonë e quajtur Shën Kostandini, frymëzuar nga legjenda e Doruntinës dhe Kostandinit.
Murgu Kozma i thotë murgut shqiptar Todri: “Kjo është ikona e djallit!” …ma quan Shën Kostandin?! ...Është nxjerrë nga varrezat e ndonjë humbëtire të Arbrit tuaj..
Dokle përshkruan ën dramën e tij një moment mes ikonografit dhe një murgeshe të re me emrin Mari. Ajo mban një qiri në dorë për të ndriçuar, dhe ai e kritikon: “Di të mbash shandan ti, moj çupë?! Kush të solli ty?! Dhe mes kllapash Dokle përshkruan skenën (Vajzës i bie shandani nga dora, piktori i tronditur e ngre, rregullon qirinjtë dhe ia afron vajzës te fytyra. Ajo qan në heshtje… Piktori i fshin lotët butësisht). Kush të solli ty, thashë…Vetë perëndia të paska sjellë. Si e ke emrin? Dhe ajo i thotë:Mari.
Më tej ikonografi i tregon murgeshës syrin e Shën Mërisë duke i thënë se është syri më i bukur që ka parë bota dhe se askush nuk e ka vizatuar më të bukur se sa mjeshtri ynë.
Dhe kur Murgesha Maria e pyet “Pse, syri i Shenjtores nuk është i njëjtë kudo?, ikonografi qesh dhe i thotë “Jo, vogëlushe. (Ajo skuqet nga kjo përkëdheli dhe ul kokën).
Drama vijon me dialogun mes të dyve, ndërsa piktori i thotë se Shën Mëria ka vetëm njërin sy, pasi tjetrin ia kanë verbuar, shkulur me thikë a me acid, ata që nuk e duan Arbrin tonë.
Më tej drama vijon me fraza thumbuese për patriarkanën dhe i dhuron shkëlqim veprës dhe njerëzve të Kishës Autoqefale Shqiptare.
E këtillë, kjo dramë e Dokles duket se do të debatohet gjatë. Por a janë frazat thumbuese të kësaj drame, shkaku i reagimit të Mitropolisë së Korçës? Apo shkaku i vërtetë qëndron në këndvështrimi që e sheh vetë Dokle , si një vepër që i jep dritë Kishës Autoqefale që themeloi Noli.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com