Zbardhen emrat e PS në Komisionin e Reformës Territoriale! Zhupa kundër PD: Ndarje shoqërore, shumë qarqe pa përfaqësuar! Nesër votohen në Kuvend

Zbardhen emrat e PS në Komisionin e Reformës Territoriale! Zhupa kundër PD: Ndarje shoqërore, shumë qarqe pa përfaqësuar! Nesër votohen në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Partia Socialiste ka formuar grupin e deputetëve që do të angazhohen për Reformën Territoriale, emrat e të cilëve do të miratohet ditën e nesërme në seancën parlamentare.

Dy kryetarët do të jenë Anila Denaj nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën.

Ndërkohë, më herët janë përcaktuar edhe emrat përbërës të komisionit të Refozmës Zgjedhore ku Enkelejd Alibeaj do të jetë bashkëkryetar së bashku me Damian Gjiknurin.

Reforma Zgjedhore dhe Territoriale janë konsideruar si “2 kuajt” e betejës së opozitës, me të cilat “kushtëzuan” edhe votat për zgjatjen e afateve të Vettingut.

Komisioni për Reformën Territoriale
PS

  1. Anila Denaj (bashkëkyetare)
  2. Baftjar Zeqo (anëtar)
  3. Lavdërim Krashi (anëtar)
  4. Fadil Nasufi (anëtar)
  5. Anila Denaj (anëtar)
  6. Eduart Ndreca (anëtar)
  7. Anduel Tahiraj (anëtar)
  8. Ilir Pendavinji (anëtar)
  9. Lindita Buzheli (anëtar zëvendësues)
  10. Besian Ajazi (anëtar zëvendësues)
  11. Aurora Mara (anëtar zëvendësues)
  12. Gentjan Deda (anëtar zëvendësues)

PD

  1. Dhurata Cupi (bashkëkryetare)
  2. Zef Hila (anëtar)
  3. Andia Ulliri (anëtar)
  4. Xhelal Mziu (anëtar)
  5. Orjola Pampuri (anëtar)
  6. Saimir Korreshi (anetar)
  7. Merita Bakiu (anëtar zëvendësues)
  8. Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)
  9.  Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)

Komisioni për Reformën Zgjedhore
PS

  1. Damian Gjiknuri (bashkëkryetar)
  2. Blerina Gjylameti (anëtar)
  3. Klotilda Bushka (anëtar)
  4. Toni Gogu  (anëtar)
  5. Ermonela Felaj (anëtar)
  6. Arben Pëllumbi (anëtar)
  7. Blendi Klosi (anëtar)
  8. Klevis Xhoxhi (anëtar)
  9. Gledis Çeliku (anëtar zëvendësues)
  10. Jurgis Çyrbja (anëtar zëvendësues)
  11. Xhemal Qefalia (anëtar zëvendësues)

PD

  1. Enkelejd Alibeaj (bashkëkryetar)
  2. Oerd Bylykbashi (anëtar)
  3. Grida Duma (anëtar)
  4. Dashnor Sula (anëtar)
  5. Kreshnik Collaku (anëtar)
  6. Lindita Metaliaj (anëtar)
  7. Seladin Jakupllari (anëtar zëvendësues)
  8. Ervin Salianji (anëtar zëvendësues)
  9. Eralda Bano (anëtar zëvendësues)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:37
Komisioni për ‘Territorialen’, Zhupa kundër PD: Ndarje shoqërore, shumë qarqe pa përfaqësuar

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa është shprehur kundër përbërjes së Komisionit Parlamentar demokrat sa i përket Reformës Zgjedhore. Në argumentin e saj, PD-ja ka lënë pa përfaqësuar jugun e Shqipërisë, ku ka vetëm 6 qarqe të përfaqësuar, ku minimumi duhet të kishte 9, aq sa anëtarë janë. Ajo thotë se PD-ja ka lënë pa përfaqësuar shumë qarqe, ndryshe nga sa ka bërë PS-ja. Për të, kjo është ndarje është sipas shoqërisë dhe jo territoriale siç e kërkon dhe lloji i komisionit.

“Dështim i paralajmëruar në përfaqësimin e nevojave dhe interesave të qytetarëve! Grupi Parlamentar i PD përfaqëson vetëm 6 qarqe nga 9 përfaqësues anëtar në reformën territoriale.

Cila ka qënë filozofia e emrave të pëfshirë për tu votuar nesër në komisionin e reformës territoriale nga ana e grupit parlamentar të PD?! Kur ke mundësinë të përfaqësosh 9 qarqe nga 12, dhe ti përfaqëson vetëm 6?!

1- Pa asnjë argument llogjik dhe politik kanë lënë jashtë liste si anëtar të komisionit përfaqësues të zgjedhur të jugut!!

Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër janë të papërfaqësuar nga ana e opozitës. Dy qarqe me probleme të thella në ndarjen territoriale, e kryer posacërisht duke bërë llogari elektorale për Partinë Socialiste, janë konsideruar të parëndësishme për tju dëgjuar zëri nga “elita” e grupit parlamentar. Ndërkohë që prodhojnë vetëm këto dy qarqe me ndarjen e sotme 16 mandate deputetësh! Mjafton tju kujtoj që Konispoli ka qendër qarku Vlorën, 175 km largësi!!!! Nevojën për bashkinë Orikum, për bashkinë Ksamil, për rikonceptimin e bashkisë Delvinë, bashkisë Himarë etj etj.

Ndërkohë Partia Socialiste ka znj. Anila Denaj për qarkun e Vlorës dhe Z. Laert Duraj për qarkun e Gjirokastrës në komision.

2- Ndarje “shoqërore” dhe jo territoriale sic e kërkon dhe lloji i komisionit.

Nga 12 qarqe, PD ka zgjedhur të përfaqësohet vetëm me 6 qarqe. Ndërkohë që ka 9 përfaqësues në komision dhe me llogjikë politike duhet të kishte 9 qarqe të përfaqësuar. Kemi dy përfaqësues nga qarku i Durresit, dy përfaqësues nga qarku Dibrës, dy përfaqësues nga qarku i Shkodrës, një i Tiranës, një i Korcës, dhe një i Fierit.

Çfarë halli ka grupi parlamentar me jugun e Shqipërisë?! Çfarë halli ka grupi parlamentar me Lezhën, me Elbasanin, me Kukësin, me Beratin?!

Pse elektorati që na ka besuar votën në këto 6 qarqe të papërfaqësuara dhe ku kemi premtuar edhe ndryshimet e reformes territoriale për ti shërbyer atyre, nuk qenka i rëndësishëm”, shkruan Zhupa.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi