Zbardhen emrat e rinj të PS për zgjedhjet lokale, deputetët dhe gjyqtari që aspirojnë bashkitë

Zbardhen emrat e rinj të PS për zgjedhjet lokale, deputetët dhe gjyqtari që aspirojnë bashkitë

Partia Socialiste është duke mbledhur në çdo bashki të vendit Asambletë Socialiste në të cilat mbledh propozimet dhe hedh për diskutim kandidaturat për kryetarë bashkish për zgjedhjet e 30 qershorit.

Këtë fundjavë Rama ishte në qarkun Fier ku ka zhvilluar takime pune me strukturat e këtij qarku.

Burime për Report TV, bëjnë me dije emrat e tjerë të kandidatëve potencialë për bashkitë e këtij qarku, veç rikandidimit të Subashit që u bë nga vetë Rama.

Në Patos, pritet të kandidohet deputetja Antoneta Dhima. Ajo ka mbajtur disa funksione drejtuese në institucionet e Fierit dhe tani është në mesin e mandatit të saj të dytë në Kuvend, anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Sigurisë Kombëtare.

Në Roskovec pritet rikandidimi i Majlinda Bufit ndërsa në Divjakë ajo e Fredi Kokoneshit.

Në Lushnjë situata është më interesante, pasi veç një grupimi që dëshiron rikandidimin e Fatos Tushes, ka nga ata që kanë propozuar kandidimin e kryetares së partisë, Lindita Buxheli. Ndërsa burimet flasin edhe për një kandidim të mundshëm të gjyqtarit të shkallës së parë, Tiranë, Artan Gjermeni.

Ndërkohë në zonat e tjera të këtij qarku ka pasur disa emra të hedhura në propozim nga asambletë dhe PS po bën disa sondazhe për të matur kandidaturat më të fuqishme.

Ndërkohë Report TV ka zbardhur kandidaturat kryesore në të gjithë vendin disa javë më parë.

Qarku Fier

Fier: Armando Subashi

Patos: Antoneta Dhima

Roskovec: Majlinda Bufi

Divjakë Fredi Kokoneshi

Lushnje: Artan Gjermeni ose Lindita Buxheli

 

Qarku Vlorë

Vlorë: Dritan Leli

Selenicë: Vullnet Sinaj

Delvinë: Pandi Zhonga ose  Dritan Xhaferi

Sarande: Ardian Kola, Ardian Gurma, Alket Qendro ose Sheme Lulo

Konispol: Shuaip Beqiri

Finiq (Në diskutim për t’jua lënë aleatëve të minoritetit grek)

 

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andonia: 12/03/2019 01:16

    Per Bashkin e patosit duhet Rimonda Balili Pasi ka punuar shum dhe dhe largimi I saj nga bashkija ps do ket humje bindshem....pasi z. Andoneta ska qen asnjeher korrekte . ... punen e saj e kan ber kryetaret e bashkive..

    Përgjigju
    • Valivara: 12/03/2019 02:20

      Jame dakort me ty. Rajmonda eshte lindur e rritur me ne dhe duhet ajo te na drejtoje. Faleminderit.

  • Fredi: 12/03/2019 00:18

    Nese PS-ja do kandidoj Gjermenin atehere do te beje vetevrasje poitike. Do te vertetoje fjalet o opozites se Aldo Bare eshte muku i Rames. I harruat skandalet e ketij palo gjyqtari apo po talleni? Mos ju duhen kujtuar bizneset e ketij palavoje me Aldo Baren duke filluar nga fusha e sportit? Apo po investon miku i vjeter qe Taulant Baloa e ka mik shtepie? Ndaheni partine socialiste nga keta elemente te inkriminuar. Subashin e keni te kapur nga Ben Qimja, shikoni sa tendera i ka dhene dhe cfare i ka dhene Ben Qimja atij. E di igjithe Fieri. Ndajeni Socialistet nga krimi sepse nuk do jua fale me asnjeri me breza.

    Përgjigju
  • Beso m: 11/03/2019 21:52

    Suksese alket qendro. Je njesh vlla

    Përgjigju
  • Laura veizi: 11/03/2019 21:49

    Nje here te vetme veproni me zgjuarsi dhe gjakftohtsi per saranden. Mos vini me llumra e bajga se u regjem me keta. Na u bene femijet burra e gra e sgezuan qytetin e tyre. Per qytetin duhet ai qe e do qytetin dhe i dhimbset qyteti..jo ai qe e shfrytezon qytetin per te shtuar kilet apo per te mbush xhepat. Mos kini frike nga fitorja se fitusi dihet. Hidhni rrenjen ju se gonxhja do mbij vete. Suksese Alket

    Përgjigju
  • Arjana: 11/03/2019 21:36

    Beje Saranden sic bere Tatimet, Alket. Model shembulli dhe zilie! Suksese!

    Përgjigju
  • Nivica 2019: 11/03/2019 21:02

    Silleni per komunen tone,vetem aty fiton Gurma. Ne duam dhe na duan vetem brenda fshatit. Per kete dallohemi.

    Përgjigju
  • Spiro papa: 11/03/2019 20:05

    Si nuk i lat njehere keto keni frik se eshte kandidati me i fort Alketi .

    Përgjigju
  • Joana: 11/03/2019 19:38

    Jam dakort me mamin.Saranden duhet ta drejtoj nje Sarandiot.Jo njerez te pa njohur.

    Përgjigju
  • Zare: 11/03/2019 19:31

    Edhe nje mandat te dyte nuk shkon te jet Leli ne Vlore.Alternetiva e forte do ishte Shkelqim Rama qe ka dhen prova atje ku ka drejtuar

    Përgjigju
  • Noreta: 11/03/2019 19:29

    Adrian Gurma nuk lidh dot kepucet e tij jo me te marri bashkine e Sarandes.

    Përgjigju
  • Niku: 11/03/2019 17:55

    Me gjithe mend Alket Qendro kandidat bashkie ne Sarande? Alketi qe vodhi spitalin ne 1997 me Martinin dhe ka dosje penale si hajdut? Jeni ne vete a s'jeni ne vete? E vuri Kocua ne tatime dhe I varet ujkut melcite ne qafe. Tani do t'i jepni dhe bashkine ne vend qe ta procedoni penalisht per denimin qe s'ka vuajtur?

    Përgjigju
    • Likja: 11/03/2019 20:55

      Ahahaha,koment i parapregatitur mire, i shkruar nga njeri qe e njeh mire fushen, por qe ska pike informacioni per te verteten. Kush e ka patur mundesine per ta njohur kete njeri, e ka kuptuar kush eshte ai! Pak llafe e shume pune. Por sot vlen ajo shprehja, qe ate qe punon se duan, ate qe sillet mire se duan, ate qe skorruptohet se duan, dhe mbi te gjithe ate qe e duan nuk duan ta pranojne te tjeret qe e duan! Sot duhen njerezit si puna tende,llafazan/e, genjeshtar/e,servil/e,dhe me ato 1000..0 fytyrat e tua.. Dil kandidat/e i/e pavarur se do besh histori.

    • Like: 11/03/2019 19:44

      Po laje ndonjehere gojen kur ze ca emra ne goje, se te qelbet...kuterbon nje qytet te tere. Per drejtshkrim te lumte, sta ha qeni shkopin..po deri ne fund do e provosh dhe shijen e shkopit. Te keshilloj te ndjekesh shembullin e tij, bashke me shoket dhe shoqet e tua..pak llafe e shume pune..

    • Mamaja e Nikut: 11/03/2019 19:26

      O ti palaco cirku qe shpif e ha ate qe sthuhet.Pse sdel me emer dhe mbiemer ?!Alketi eshte nje nga drejtusit me te mire qe ka sot Saranda dhe i vetmi qe eshte sjelle me bizneset me korrektesi e profesionlizem.Asnje veper penale ska ..se nese do kishte sdo ta lejonte ligji te ishte ne ate detyre.Vazhdo vill ate qd k ngrene bashke me ata qe te kane vene te shkruash.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin

Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin