Ish-shoqëruesi i Enver Hoxhës në kujtimet e tij tregon detaje të përplasjes së njerëzve rreth udhëheqësit komunist, dhe dëshirën e Mehmet Shehut dhe Kadri hazbiut për ta larguar atë nga detyra dhe për ta zëvendësuar me Gani Kodrën, shoqëruesin e Mehmetit. I shpjegon garancinë që mori nga Hoxha për punën që kishte bërë, ndërsa në mbledhjen e organizatës argumentuan se shërbimet pranë udhëheqësit ishin kryer në rregull, me partishmëri, se ndonjë e metë që ishte shfaqur, ishte kapur e ndrequr në kohë nga vetë shokët e shërbimeve.
/Shqiptarja.com








