TIRANË - Vetëm në 7 javët e para të vitit që sapo ka nisur, 9 institucione shtetërore kanë shpenzuar rreth 800 mijë dollarë për blerje pajisje zyrash. Portali “Spending Data Albania” ka publikuar transaksionet e thesarit të shtetit nga 1 janari, ku rezulton se janë paguar nga këto institucione buxhetore 15 fatura me vlerë totale prej 83.6 milionë lekësh.
Bien në sy se 5 nga faturat në fjalë i përkasin Bashkisë Kamëz. Ndërkohë që fatura më e shtrenjtë i takon Bashkisë së Tiranës, e cila ka shpenzuar gjatë këtyre javëve 40 milionë lekë për blerje pajisjesh për zyrat.
Një fond të konsiderueshëm ka shpenzuar për këtë qëllim edhe Universiteti "Aleksander Moisiu", fatura e të cilit arrin 30 milionë lekë, rreth 250 mijë dollarë.
Portali “Spending Data Albania” thekson se shpenzimet për pajisje zyrash janë plot 21 herë më të larta se vlera e paguar për Rritje Aktivesh të Qëndrueshme për Konstruksion Urash, pagesë që shënon në këtë hark kohor me vlerën prej vetëm 3.8 milionë lekësh lekë në 4 transaksione në zona si Lezha, Klosi dhe Shkodra.
Portali ka pasqyruar gjithashtu edhe zërin Shpenzime për Udhëtime Jashtë Shtetit. Rezulton se në 7 javët e para të vitit janë paguar për udhëtimet e zyrtarëve shqiptarë jashtë shtetit rreth 59.8 milionë lekë, afërisht 500 mijë dollarë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO