Zbardhen përgjimet e trafikantëve të drogës: Çuna kujdes, me qetësi dhe dashuri...më bënë  përshtypje ato bij k..

Zbardhen përgjimet e trafikantëve të drogës: Çuna kujdes, me qetësi dhe dashuri...më bënë  përshtypje ato bij k..

1674907769_167473977611.jpg

Në përgjimet e SPAK që çoi në megaoperacionin e e mes autoriteteve shqiptare dhe italiane në bashkëpunim me EUROJUST që shkatërroi grupin kriminal të trafikut të drogës që drejtohej nga 3 shqiptarë,  janë zbardhur përgjimet e kryera mes anëtarëve të grupit kriminal në trafikun e drogës. Në dosje thuhet se një prej anëtarëve të grupit kriminal, pikërisht, Gjergji Luli rinis aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi e kishte pezulluar përkohësisht për shkak të arrestimit të arrestimit Alfred Lulit. Pas përgjimeve të kryera u bë e mundur që të zbulohej identieti i një furnizuesi të lëndës narkotike kanabis sativa I treguar me shkronjën L I identifikuar më pas si Lorenc Arapi. Në këtë bisedë Loren Arapi garantonte mbëritjen e ngarkesës brenda dy ditësh duke u shprehur se: “. Nesër e ke aty (kamionistin) nëser në mbrëmje ose pasnesër në mëngjes, me qetësi dhe dashuri…”

Biseda e datës 12 janar 2018

ARAPI Lorenc: Shko! Fajin e kane kartat e kreditit.

LULI Gergji: Por ne nuk e perdorim ate karte krediti.

ARAPI Lorenc: E perdor.

LULI Gjergji: Po pse e perdorni? Njeri i parave.

ARAPI Lorenc: Shko, shko!

LULI Giergit: Ku?

ARAPI Lorenc: Urgnano (komuna e rezidences se motres se Lorenci)

LULI Gjergji: Cfare pe?

ARAPI Lorenc: Pashe nja dy djem, mbeta i habitur se i pashe ketu. Une sapo kam ardhur. Une kam ardhur tani, kam fjetur vetem nje ore qe nga mbreme. E pashe nga cepi i pasqyres. I pashe perseri, mbeta i habitur. Ne fakt e mora rrugen nga pas. Sido qe te jete, mos me ler jashte makines. Une shkoj ne kembe. Me ler me larg, ne anen e frutave. Ne rregull? ti shko merr rrugen pertej..

LULI Gjergji: Apo do te te le ne Urgano?

ARAPI Lorenc: Po, me ler ne Urgnano. Me lane pershtype ato bij k.., me nje BMË te zeze, 320.

LULI Gjergit: Ndaj me degjo tani… dua te te le nje detyre se nuk mund te flas me Mirin (Saimir PRENGA), e di?

.. Sepse Miri nuk po tregon fare vemendje. Une nuk jam nje idiot qe rri ne shtepi. Une jam nje djale i ri dhe jam gjithmone i mbyllur ne dhomen time … I bejme mireseardhjen, e marrim me vete. Duhet t’i thuash te mos perzihet me te tjeret. Nuk kam cfare t’i them sepse duket se po i thote me qellim.

ARAPI Lorenc: si si??

LULI Gergji: Keto shoke kemi.. se ka nje shok ketu me ne … ka ardhur per qef (viaggio di piacere)… ti e di festa etj… e hyr dil e di ti me…

ARAPI Lorenc: po po

LULI Gjergji: duhet t’i thuash “Miri rri ne shtepi”.

ARAPI Lorenc: I shkruaj

LULI Gjergji: Shkruaji ja le si detyre se e di si jam une te tregova.. une rri ne shtepi githe diten.

ARAPI Lorenc: Shiko mrapa aman

ARAPI Lorenc: Mbani syte hapur! Ju them sinqerisht! Kini kujdes djema!


Lajmi kryesor:

PËRGJIMET/ Trafik droge Shqipëri-Itali, fletorja që regjistronte gjithçka, gjuha e koduar! Kush janë 'Noizy' e 'Thiu'? Si u fundosën trafikantët, 14 pas hekurave 6 në kërkim


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre