TIRANE- Arben Frroku, jo vetëm që ka pasur njohje me shtetasin Enver Stafuka, por ai ka komunikuar me të pikërisht ditën kur është vrarë Dritan Lamaj. Gazeta “Shqiptarja.com” zbardh të plota tabulatet mes të pandehurit Frroku, nipit të tij Jak Jaku, dhe dy të akuzuarve të tjerë për vjedhjen e BMW në Durrës, Enver Stafuka dhe Gentjan Bejta.
Të katër këta persona gjatë datës 22, 23 dhe 24 shkurt kanë pasur komunikime ndërkohë që në 22 shkurt Gentjan Bejta, me qeliza telefonike del në zonën e “Misto Mame”, pikërisht në vendin ku Arben Frroku ka biznesin e tij “A.M.L Grup”.
/Shqiptarja.com

Tabulatet e Frrokut me Enver Stafuken dhe Jak Jakun