Zbardhen vendimet e mbledhjes së KLP, dorëhiqet prokurori Bilbil Mete

Zbardhen vendimet e mbledhjes së KLP, dorëhiqet prokurori Bilbil Mete

Foto nga mbledhja e KLP

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë ditën e sotme, me propozim të anëtarit të Këshillit, Kostaq Beluri, dhe me miratim të Këshillit, në rendin e ditës u shtua kërkesa për mbarimin e statusit të Bilbil Mete, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, për shkak të dorëheqjes. Vendimi përkatës hyn në fuqi me datë 31 Tetor 2020.

"Pasi u njoh me relacionet të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi miratimin e projektakteve për caktimin e përkohshëm të prokurores Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë; për caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, të ushtrojë përkohësisht funksionin  e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër; dhe për caktimin e përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, të ushtrojë përkohësisht funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë", thuhet në njoftim të KLP.

Gjatë seancës plenare, Këshilli vendosi me shumicë votash, emërimin dhe caktimin në detyrën e Prokurorit të Gazmend Frëngu, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec si dhe emërimin dhe caktimin në detyrën e Prokurorit të znj. Enkeleda Hoxha, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës. Sakaq janë marrë dhe një sërë vendimesh të tjera.

"Në vijim të përmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me qëllim funksionimin e Komisionit për Vlerësimin e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, me kërkesë nga Drejtuesi i këtij Komisioni, z. Besfort Llamallari, Këshilli i Lartë i Prokurorisë  vendosi të caktojë një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, në pozicionin e Anëtarit Zëvendësues në këtë komision, për një periudhë trevjeçare, duke filluar nga data 15 Tetor 2020.

Gjithashtu, Këshilli miratoi projektvendimin për lejimin e veprimtarisë jashtë funksionit, konkretisht qenien ekspert pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për prokuroren Enkeleda Millonai, me kusht që veprimtaria jashtë funksionit të mos ushtrohet më shumë se dy orë në javë gjatë orarit të punës.

Pas diskutimeve, Këshilli vendosi që projektvendimi “Për pjesëmarrjen e prokurorëve në aktivitetet trajnuese të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2020-2021” si dhe projektvendimi “Për shpalljen e vendeve vakante për drejtues të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë”, do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit", përbyllet në njoftim.


Lajmi kryesor:

Kuvendi tërhiqet nga vendimi për shpalljen e dy vendeve vakante për KLP, shtyhet mandati për Ibrahimin dhe Beçin! Merret vendimi edhe nga KLGJ


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!