Zbardhet axhenda e samitit te Zagrebit, Gjipali: Humbasim kohë nga procesi i zgjerimit për shkak të pandemisë

Pandemia e koronavirusit do t'i bëjë shqiptarët të presin më gjatë për një sinjal tjetër pozitiv për hapjen e negociatave. Përballimi i këtij virusi të padukshëm do të jetë në fokusin e Samiti të Zagrebit, që do të mblidhet online, pasditen e së mërkurës, tashmë i ridimensionuar.

Në axhendën e siguruar nga Report tv thuhet se udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse do të diskutojnë mbi menaxhimin e situatës nga COVID, masat, planin për të ardhmen, solidaritetin rajonal dhe më gjerë, por edhe ndihmën nga Brukseli për Ballkanin Perëndimor.

Ekspert i çështjeve të Integrimit, Gledis Gjipali, në një intervistë për Report tv sqaron se Shqipëria përveç kohës, do të humbasë dhe financiarisht.

“Sigurisht humbasim kohë. Do të ketë një shtyrje të masave apo premtimeve që prisnin të merrnin Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor, sidomos paketa financiare që kishte lidhje me metodologjinë e re të zgjerimit, tashmë është e pamundur të ndërmerret, për shkak të pandemisë dhe rifoksuit të Samitit”, thotë Gjipali.

Gledis Gjipali flet për një punë intensive që e pret Shqipërinë, ku do të nevojitet kontributi i të gjithëve.

Nuk duhet të harrojmë që tashmë fillon procesi i integrimit të vërtetë. Do të jetë shumë intensiv, dhe kërkon një angazhim jo vetëm nga institucionet por edhe nga shoqëria shqiptare. Duhet të jemi pjesë e këtij procesi, duhet të jemi shumë aktivë. Nuk është vetëm detyrë e klasës politike. Sa më shpejt ta kuptojmë aq më shpejt do e kuptojmë që të angazhohemi”, shprehet Gjipali.

PO-ja e shumëpritur për vendin tonë nga BE u mor në morinë e lajmeve për koronavirusin, të infektuarit dhe viktimat. Tashmë rruga e Shqipërisë në plotësimin e ëndrrës europiane do të jetë më e gjatë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë