TIRANEShqiptarja.com zbardh detaje të reja nga dëshmia e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në seancën e djeshme në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë.

Gjatë dëshmisë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka ngritur disa pikëpyetje të forta lidhur me arsyet që sollën arrestimin e tij të nxituar.

Veliaj i është drejtuar prokurorit të dosjes, Ols Dado, duke e akuzuar se e ka burgosur për arsye politike, në një kohë kur vendi po shkon në fushatë zgjedhore dhe ai është Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës.

“Më burgosët në mes të fushatës dhe ky është një akt i pastër politik”, mësohet të ketë thënë Veliaj.

“Më nxorrët me dhunë nga fushata. Por, unë jam më i lirë se ju sepse ju burgosjen e keni në kokë. Unë nga dritarja e qelisë time shikoj shkollën “Jeronim de Rada”, të cilën e kemi rindërtuar me Bashkinë e Tiranës, është një ndër mijëra veprat e mia, që kam bërë në këtë qytet. Kurse ju nga dritarja e zyrës tuaj shikoni burgun” ka shtuar më tej ai. 

Veliaj ka shprehur habinë edhe për arsyet e ndalimit të tij dhe se për këtë nuk ka pasur asnjë sqarim.

“Në 11 orë seancë, ende nuk e di pse kam arrest me burg; ende nuk e di pse jam këtu. Nuk ma keni shpjeguar”, ka thënë Veliaj.

Veliaj është shprehur se s’ka asnjë arsye që ai të mbahej në arrest me burg sepse nuk ka rrezikshmëri.

“Ku qëndron rrezikshmëria ime, që më mbani në burg? Që do dal e do hap çerdhe e kopshte? Ajo që i kam kërkuar oficerit gjyqësor është të mos e njoftojnë bashkëshorten time me sms intimiduese, por ta lajmërojnë sipas rregullave proceduriale, dhe kjo është marrë si kërcënim dhe ju më mbani në burg”

Gjatë seancës gjyqësore paraprake që zgjati rreth 11 orë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u përball me prokurorin e çështjes, Olsi Dado, rreth mungesës së fakteve për arrestimin e tij.

Veliaj ka thënë se shifrat që SPAK ka publikuar në media janë të pavërteta dhe se ata kanë gërmuar në gjithë jetën e gruas së tij dhe të vetën, duke prodhuar tabela dhe shifra që nuk i përgjigjen realitetit:

“Familja e Ajolës është një familje e vjetër me emër në shoqëri, që ka pasur bizneset e saj që nga viti 1995 dhe nuk mund të abuzohet me të ardhurat e një familjeje dhe shpenzimet e saj, duke ia faturuar vajzës dhe dhëndrit.”

Ai iu referua edhe disa mesazheve të shkëmbyera me një prej agjentëve të BKH, i cili i kishte kërkuar me SMS që gruaja e tij të paraqitej në SPAK. Në këtë moment, prokurori Olsi Dado, duke ngritur zërin, i është drejtuar Veliajt me fjalët: 

“Je patologjik!”

Pas kësaj, Veliaj ka thënë se "ju e keni ndarë mendjen çfarë do bëni dhe e gjithë kjo seancë është formale. Fakti që gjyqtari po ju pyet në sytë tanë se ç’masë duhet të marrë, tregon qartë standartin e këtij gjykimi".

Në orët e vona të 12 shkurtit 2025, pas më shumë se 11 orëve në GJKKO, ku u zhvillua seanca për vlerësimin e masës së sigurisë, gjyqtari Erion Bani vendosi të lërë në fuqi masën e 'arrest në burg' për Erion Veliaj, e biznesmenin Elman Abule ndërsa ndryshoi masën e sigurisë nga 'arrest shtëpie' në 'detyrim me paraqitje' për bashkëshporten e tij, Ajola Xoxa. 'Detyrim me paraqitje dha  dhe për 5 biznesmenët në hetim si pjesë e kësaj dosjeje.

Për çfarë akuzohet Veliaj, Xoxa dhe biznesmenët?
Erion Veliaj i cilu u arrestua në zyrën e Bashkisë së Tiranës më 10 shkurt 2025 akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv. 
Sipas SPAK, Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe 6 biznesmenë pranë tij.

SPAK thotë se Veliaj ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek 5 biznesmenët ndaj të cilëve është caktuar masa detyrim me paraqitje. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh. SPAK thotë se përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 mln euro. 

Masat e sigurisë dhe akuzat
1- Erion Veliaj – Kryebashkiaku i Tiranës - Arrest me burg; korrupsion (9 raste) dhe pastrim parash 
2- Ajola Xoxa – Bashkëshortja e Veliajt -  Ishte Arrest shtëpie u be 'detyrim me paraqitje" ; korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie
3- Elman Abule - Biznesmen në Tiranë - Arrest me burg; Pastrim Parash
4- Gentian Sula – Biznesmen në Tiranë - Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
5- Meriman Palushi – Biznesmen në Tiranë - Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
6- Fatmir Bektashi -Biznesmen në Tiranë - Detyrim paraqitjeje; Korrupsion aktiv
7- Sokol Kryeziu  Biznesmen në Tiranë - Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv (masa nuk është ekzekutuar)
8- Shkëlqim Fusha Biznesmen në Tiranë -  Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:24
'Fakti që gjyqtari po ju pyet, në sytë tanë, se ç’masë duhet të marrë, tregon qartë standartin e gjykimit' - Debatet gjatë seancës mes Veliajt dhe prokurorit

1738584506_veliaj.jpg

Foto: Erion Veliaj, arkive
 

Gjatë seancës gjyqësore paraprake që zgjati rreth 11 orë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u përball me prokurorin e çështjes, Olsi Dado, rreth mungesës së fakteve për arrestimin e tij.

Gjykata bëri fillimisht rreth gjysmë ore rezistencë, që avokatët të njiheshin me aktet, deri kur prokurori dha miratimin. Më pas, atyre iu la katër orë kohë për të shfletuar 65 fashikujt e dosjes.

Në seancë Veliaj ka thënë se një nga argumentet e SPAK për ta lidhur atë me një pasuri ishte se lodrat e djalit të tij ndodheshin në shtëpinë e gjyshes së fëmijës, duke e cilësuar këtë një absurditet:

“Më keni përmendur pse janë lodrat e djalit tim te shtëpia e gjyshes së vet… për të thënë që meqë janë lodrat e djalit aty, qenka shtëpia ime. Unë besoj se çdo gjyshe mban lodra të nipërve e mbesave në shtëpi.”

Veliaj ka thënë se shifrat që SPAK ka publikuar në media janë të pavërteta dhe se ata kanë gërmuar në gjithë jetën e gruas së tij dhe të vetën, duke prodhuar tabela dhe shifra që nuk i përgjigjen realitetit:

“Familja e Ajolës është një familje e vjetër me emër në shoqëri, që ka pasur bizneset e saj që nga viti 1995 dhe nuk mund të abuzohet me të ardhurat e një familjeje dhe shpenzimet e saj, duke ia faturuar vajzës dhe dhëndrit.”

Duke folur për bashkëpunimin me SPAK, Veliaj tha se ai ka bashkëpunuar me SPAK dhe BKH deri në momentin e fundit: “Kam bashkëpunuar edhe kur erdhën të marrin shkresa në Bashki natën e Vitit të Ri. Por kur më prekni familjen, aty sigurisht që acarohem.”

Ai iu referua edhe disa mesazheve të shkëmbyera me një prej agjentëve të BKH, i cili i kishte kërkuar me SMS që gruaja e tij të paraqitej në SPAK. Në këtë moment, prokurori Olsi Dado, duke ngritur zërin, i është drejtuar Veliajt me fjalët:

“Je patologjik!”

Pas kësaj, Veliaj ka thënë se "ju e keni ndarë mendjen çfarë do bëni dhe e gjithë kjo seancë është formale. Fakti që gjyqtari po ju pyet në sytë tanë se ç’masë duhet të marrë, tregon qartë standartin e këtij gjykimi".

Ora 18:11
Dëshmia në gjyq/ Veliaj prokurorit Ols Dado: Ku qëndron rreziku, që më mbani në burg? Apo keni frikë se do hap çerdhe e kopshte?

1739265996_6e919faae9674fb0a75e3d8330c76a57.jpg

Foto: Erion Veliaj

Gjatë dëshmisë në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë Veliaj është shprehur se s’ka asnjë arsye që ai të mbahej në arrest me burg sepse nuk ka rrezikshmëri.

“Ku qëndron rrezikshmëria ime, që më mbani në burg? Që do dal e do hap çerdhe e kopshte? Ajo që i kam kërkuar oficerit gjyqësor është të mos e njoftojnë bashkëshorten time me sms intimiduese, por ta lajmërojnë sipas rregullave proceduriale, dhe kjo është marrë si kërcënim dhe ju më mbani në burg”, mësohet t’i ketë thënë Veliajt prokurorit Dado dje në seancë.

Nga ana tjetër, Veliaj ka deklaruar se prokurori po i bën vetting që nga viti 2004.

“Më tregoni ligjin që më nënshtron ndaj vettingut, më thoni që po më bëni vetting dhe do të përgjigjem si për vetting”, ka thënë Veliaj.