Zbardhet dialogu, Berisha:
S'ia fal Ramës 21 janarin

TIRANE- Gazeta Shqiptarja.com zbardh sot dialogun e zhvilluar me dyer të mbyllura mes negociatorëve demokratë të drejtuar nga Kryeministri Berisha dhe negociatorëve LSI të drejtuar nga kreu i kësaj partie Ilir Meta, dje në kryesinë e Kuvendit.

Gazeta shkruan se Kreu i PD dhe LSI nuk kanë rënë dakord për presidentin e ardhshëm. LSI ka qenë shumë e qartë, nëpërmjet kryetarit të vet, se për hir të integrimit të vendit, Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon nga Partia Demokratike që të zgjedhë një president konsensual, duke dialoguar me të gjitha palët dhe duke kërkuar zbatimin e marrëveshjes së 2009.

"Unë, i ka thënë Ilir Meta, Sali Berishës, s'kam asnjë pretendim për të pasur president nga LSI. Jo se nuk kam kandidatura nga forca ime politike, sepse mund të jenë më të mira sesa kandidaturat e PD që kërkoni të propozoni ju. Por mendoj se për hir të integrimit, procesi i zgjedhjes së presidentit të Republikës duhet të jetë sa më konsensual, sipas kërkesës së bërë nga parnerët tanë ndërkombëtarë", është shprehur Meta në takimin e shkurtër.

Nga ana e tij Berisha ka refuzuar takimin me Ramën duke deklaruar se nuk ia falte rrethimin e 21 janarit.

Debatin e zbardhur mund ta lexoni të plotë sot në gazetën Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur