Zbardhet dinamika e vrasjes në Tepelenë, autorët e thirrën 52-vjeçarin tek dera e shtëpisë! U qëllua dy herë, njëri plumb e kapi në zemër (VIDEO)

Gazetari i Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni Çajup Selimi.

Mësohet se 52-vjeçari është qëlluar dy herë me pistoletë në drejtim të 52-vjeçarit. 52-vjeçari është thirrur nga njëri prej autorëve, në katin e parë të pallatit dhe një person i dytë ka ngjitur shkallët në drejtim të katit të dytë. Teksa ka qenë duke zbritur pas thirrjes që i është bërë, Selimi është qëlluar me pistoletë në katin e dytë dhe është lënë i pajetë me një plumb në zemër.

Deri tani policia është vënë në ndjekje të autorëve, dhe mendohet se janë dy persona që janë të përfshirë në ngjarje, por këto janë veprimet e para hetimore. Nuk dihen shkaqet dhe arsyet e kësaj ngjarje. 52 vjeçari njihej si një personazh jo i përfshirë në vepra penale, apo i skeduar nga policia.


Lajmi kryesor:

Tepelenë, vritet te dera e shtëpisë biznesmeni 52-vjeçar! Viktima i përfshirë më parë në konflikte për çështje konkurrence! Policia lokalizon 2 autorët e dyshuar (VIDEO)


M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror