Basha refuzon të mbledhë Kuvendin Kombëtar, Ristani zbulon në 'Repolitix' hapat që do ndjekin: Do shkohet deri në gjyq! Zbardhet dokumenti që po firmosin demokratët për të mbrojtur Berishën

TIRANË- Përtej rezistencës së Lulzim Bashës se nuk do të lejojë që të mblidhet Kuvendi Kombëtarë për të diskutuar vendimin e tij për përjashtimin e Sali Berishës, kjo nuk i ka penguar demokratët që i ka kundër, që të vazhdojnë betejën dhe këtë "luks" ia ofron vetë statuti i Partisë Demokratike. Ish -Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka shpjeguar në Report Tv, në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga, të gjitha hapat procedurale që do të ndjekin demokratët, për të cilat thotë se me siguri kryedemokrati nuk ka asnjë shans për t'a ndaluar, pasi çështja mund të shkojë deri në dyert e gjykatës.

"Kur demokratët e kërkojnë, Kuvendi mblidhet automatikisht, do krijohet një grup, do marrin këto firma dhe do ia dërgojë Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së dhe sipas statutit, Basha duhet të mbledhë brenda muajit Kuvendit. Nuk e mbledh Sekretari i Përgjithshëm? Këto njerëz, nëpërmjet një grupi menaxhues do të njoftojë datën dhe orën dhe do të mblidhen, edhe pa kryetar, mund të mblidhet edhe stadium po të duash ti, dhe pasi mblidhen marrin një vendin, ky vendim shkruhet dhe depozitohet në gjykatë, e ka detyrim ligjor", tha Ristani.

I të njëjtit mendim, se Kuvendin Kombëtar nuk e ndalon dot Lulzim Basha të mblidhet, është edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Gent Malko. Gabimi më i madh i Lulzim Bashës sipas tij, është se në këto 8 vite në drejtimin e PD-së, nuk ka arritur që të krijojë një ekip të tij apo një strukturë të qëndrueshme që mund ta mbështesë në situata të tilla, kur është vënë në vështirësi.

"Procedurialisht edhe nëse nuk është e parashikuar në statut, ai zgjidhet në momentin, nëse ke Kuvendit, kryetari mund të thotë sa të dua "nuk dua", mund ta heq kryetarin kur të diskutojë. Berisha po përgatit bazën, Basha në 8 vjet ka qenë njeriu që ka punuar më mirë se kushdo tjetër kundër vetes së tij, nuk mund të jesh kaq i paaftë që të mos bësh ekip, që të mos krijosh një strukturë të qëndrueshme për të të mbështetur në një epokë të caktuar. Sot një pjesë nuk janë me Sali Berishës, por janë të gjithë kundër Lulzim Bashës. A është kjo zgjidhja? Jo, se mua nuk më shqetëson a e heq Lulzim Bashën, por çfarë do ndodh më pas. Berisha po ia nxjerr nga një deputet nga një deputet, se ai e di se ku do të shkojë, ai e di se këtë parti e ka të veten, e ka drejtuar si ka dashur vetë, ka qenë një lider që e ka sjellë PD në pushtet, ka qenë demokrat, Berishën se shaje dot në PD, Bashën e shajmë të gjithë, vendimet statutore merreshin se ti e dije se ca do kryetari dhe shko e voton, pse demokraci është kjo", tha Gent Malko.

Nga ana tjetër, edhe Edvin Kulluri është i bindur në mbledhjen e këtij Kuvendit, kjo sepse sipas tij në luftës Basha dhe Berisha, demokratët janë më këtë të fundit.

" Mund të marr pjesë si i ftuar i jashtëm, por nuk jam pjesë, ka nisur mbledhja e firmave, që me shumicë merr ato vendime që i takojnë, dhe një prej tyre është statuti i ri i partisë dhe votimi i një Këshillit të ri Kombëtar dhe procedurat për zgjedhjen e një kryetari të ri. Padyshim që shumica e anëtarësisë së PD-së dhe e delegatëve që kanë një mandat janë rreshtuar me Berishën, kundër Bashës dhe kjo e bën Bashën që në atë kuvend do të përballet me disa vendime kundër vendimeve të tij", tha Kulluri. 

Ndërkohë, Report Tv ka zbardhur dokumentin e plotë që po firmoset nga demokratët të cilët përkrahin Sali Berishën në luftën që ka nisur ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ku synohet ndryshimi i statutit, organizimi i Referendumit si edhe përcaktimi i aksionit opozitar. 

"Me shpresë se rivalitizimi i aksionit opozitar të Partisë Demokratike do të shënojë hapin vendimmarrës për kthimin e saj si forcë politike që gëzon mbështetjen e shumicës së qytetarëve shqiptare, në bazë të nenit 43 pika 2 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kërkoj mbledhjen e kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me rend dite si më poshtë"
-Miratimin e ndryshimeve statutore sipas propozimeve konfrom nenit 43/4 dhe 60 të statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimmarrjen në forumet e Partisë Demokratike. Analiza e qëndrimeve të kryetarit Basha ndaj parimeve themelore e normave të statutit dhe ndaj Forumit të Partisë Demokratike.
-Vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore dhe thirrja e referendumit të anëtarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimin e kuvendit kombëtar të PD
-Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kuvendi Kombëtar do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, dhe në rast pamundësie në ambientin që do të përcaktohet në njoftimin publik, që do të kryhet për këtë qëllim, nga anëtari i Këshillit Kombëtar, deputeti Sali Berisha", shkruhet në dokument.

Nga sa është raportuar, të paktën siç ka deklaruar më herët në 'Repolitix' ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha dhe një nga mbështetësit e Berishës, janë arritur që të mblidhen 1500 firma, minimumi i mjaftueshëm që nevojitet për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së.

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër