Zbardhet dosja/ Ylli Polovina: Fadil
Hoxha ishte agjent i Enver Hoxhës

Zbardhet dosja/ Ylli Polovina: Fadil<br />Hoxha ishte agjent i Enver Hoxhës
TIRANE- Kur në dhjetor 1984 Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Jugosllav dhe konkretisht Sekretariati Republikan i Punëve të Brendshme i Republikës Socialiste të Serbisë përfundoi dosjen e fshehtë për Fadil Hoxhën, e cila do të qe edhe njëra prej lëndëve mbështetëse për ndëshkimin e tij politik me përjashtimin prej Lidhjes së Komunistëve dhe mosnjohjen e çdo vlerësimi të mëparshëm, mes akuzave më të rëndësishme njëra qe më kryesorja, e shtrirë që nga fillimi gjer në fund: ai kishte bashkëpunuar sistematikisht me Enver Hoxhën për të bashkuar Kosovën me Shqipërinë.
Sa i vërtetë dhe real qe ky harmonizim i tyre do të përpiqemi të shohim me çfarë do të shkruajmë më pas.
 
Spiunazh ndaj Hoxhës së dytë

Sipas materialit sekret të mësipërm të titulluar “Inspiratorët dhe bartësit e nacionalizmit dhe të irredentizmit shqiptar” Fadil Hoxha më së pari “Është marrë vesh me Enverin për organizimin e konferencës së Bujanit”.Shkruhet në këtë superdosje: “...Meqënëse Fadil Hoxha ka ardhur në Kosmet më 1941, pas okupimit të vendit, “si nëpunës-mësues okupator, por ka qenë edhe komunist i Shqipërisë, anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës, ai edhe i ka zbatuar ato qëndrime në Kosmet. E gjithë puna e tij gjatë luftës dhe pas saj është zhvilluar në linjën e PK të Shqipërisë. Ai është iniciator i formimit të Komitetit Krahinor për Kosmet në shtator 1943 dhe i ndarjes së Kosmetit në dy pjesë “në Kosovë dhe në Dukagjin”.

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç