Propozimet e PS/ Meta: Presidenti nuk merret me 'cic-mice' të tilla, i ftoj të përballojmë pasojat e tërmetit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar edhe për propozimet e PS që shmangin rolin e tij bllokues për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta tha se presidenti i Republikës nuk provokohet nga kjo gjë të cilën e quajti një "cic mice", ndërsa shtoi se i fton të gjithë të merren me përballimin e pasojave të tërmetit.

"Presidenti i Republikës nuk është në punë, është një mision dhe nuk provohet nga cic mice të tilla. Presidenti i Republikës ka qenë është dhe do të jetë garant i kushtetutës së Republikës dhe i fton të gjithë të merren me përballimin pasojave tërmetit. Kush gjen kohë të merret me provokim e di shumë mirë që presidenti është i ndërgjegjshëm për misionin e tij", tha Meta.

Për 10 ditë Presidenti duhet të thërrasë për betim një gjyqtar të emëruar, nëse ai nuk e thërret brenda afatit ligjor, i emëruari mund t'ia dërgojë betimin me shkrimin, siç ndodhi me rastin e shumëpërfolur të Arta Vorpsit, të cilën parlamenti e votoi për anëtare të Gjykatës Kushtetuese por presidenti nuk i zhvilloi ceremoni betimi duke e quajtu jo të vlefshëm betimin e saj të noterizuar.


Lajmi kryesor:

Padia ndaj Dvoranit/ Meta në Prokurorinë e Tiranës: Rasti tmerrësisht flagrant, prokuroria të mos ndikohet nga presionet politike


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja