Zbardhet fondi, ja sa do rriten
pensionet për 2016, kush përfiton

Zbardhet fondi, ja sa do rriten<br />pensionet për 2016, kush përfiton
TIRANË - Për rritjen e pensioneve në 2016-n, qeveria do të japë 1.17 miliardë lekë. Një fond dy herë më i lartë ky, se ai qëështë dhënë një vit më parë për të njejtin qëllim. Në dokumentin e Programit të Reformave Ekonomike, Këshilli i Ministrave ka miratuar lekët që do të jepen për rritjen e pensioneve. “Niveli i shpenzimeve për Skemën e sigurimeve shoqërore për vitin 2016 parashikohet në masën 113.3 miliardë lekë, sa 7.4% e PBB-së, nga e cila, për politikën e rritjes së pensioneve, është parashikuar një fond prej 1.17 miliardë lekësh”, - thuhet në programin ekonomik të qeverisë.

Në 2015-n pensionet u rriten me 1.4% dhe qeveria akordoi një fond prej 554 milionë lekësh, dy herë më pak se ai që ka miratuar për 2016-n. Sipas këtij parashikimi, pensionet për vitin 2016 do të pësojnë një rritje nga 1.4%-3%. Sipas qeverisë, përveç indeksimit me inflacionin, këtë vit do të bëhet edhe një rritje e lehtë për pensionet.

Fondi
Fondi prej 1.17 miliardë lekësh do të shkojë për rritjen e të gjitha pensioneve. Por burime nga Ministria e Financave thonë se këtë vit rritja nuk do të jetë e njëjtë për ta gjitha kategoritë. Qëllimi i qeverisë do të jetë rritja me kategorizim e pensioneve. Për të mësuar se cilat kategori do të marrin më shumë rritje, sipas Ministrisë së Financave,është ende herët, por fondi qëështë parashikuar për pensionistët do të jepet deri në muajin korrik. Pikërisht në këtë muaj qeveria indekson pensionet, aq sa ç’është niveli i inflacionit në vend.

Argumentet e qeverisë
Sipas Programit të Reformave Ekonomike rritja e moshës së daljesnë pension të zyrtarëve të lartë do të ulë shpenzimet për sigurimet shoqërore. Gjithashtu, indeksimi i pensioneve, sipas këtij dokumenti, do të bëhet në të njëtën masë për të gjithë pensionistët, por me disa ndryshime. “Ka ardhur duke u rritur norma e kontributit shtesë për të gjitha kategoritë, nga 2%, 3%, 4%, në përkatësisht 3%, 4%, 5%. Gjithashtu, mosha e daljes në pension për funksionarët e lartë (deputetët, ministrat) është rritur nga 55 në 60 vjeç. Indeksimi i pensioneve do të bëhet në të njëjtën mënyrë si për të gjitha pensionet e tjera, ai nuk do të më jetë një rillogaritje pas ndryshimit të pagave referencë”, - thuhet në program.

Formula e re
Formula e re për llogaritjen e pensioneve, ku përfitimet llogariten në bazë të pagës dhe viteve të kontributeve, sipas qeverisë, ka reduktuarshpenzimet për sigurimet shoqërore. “Ripërcaktimi i formulës së pensioneve, të harmonizuar me një skemë të studiuar dhe realiste të rivlerësimit të kontributeve, paga, si dhe thellimin e parimit kontributivnxjerr në pah inkurajimin e personave ekonomikisht aktivë për të siguruar, si dhe reduktimin e shpenzimeve totale të sigurimeve shoqërore” – theksohet në dokumentin për reformat ekonomike.

Kontribuesit
Sipas qeverisë, sfidat kryesore dhe prioritetet në pensione përfshijnë nevojën për të forcuar parimin kontribues të sistemit të pensioneve dhe gjenerimin e një shkalle më të madhe pjesëmarrjeje,për të përmirësuar qëndrueshmërinë e skemës dhe për të reduktuar deficitin, si edhe sigurimim e pensionit social për qytetarët pa të ardhura nga pensioni i pleqërisë.

Masat
Mosha e daljes në pension për funksionarët e lartë (deputetët, ministrat) është rritur nga 55 në 60 vjeç. Indeksimi i pensioneve do të bëhet në të njëjtën mënyrë si për të gjitha pensionet e tjera
 
Fondi
Niveli i shpenzimeve për Skemën e sigurimeve shoqërore për vitin 2016, parashikohet në masën 113.3 miliardë lekë, nga e cila për politikën e rritjes së pensioneve është parashikuar një fond prej 1.17 miliardë lekësh.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës