Zbardhet formulari për kandidatët e BKH-së, që nga gjeneralitetet e deri tek ngjyra e syve apo e flokëve, ja pyetjet që duhet të plotësojnë

Formulari prej 7 faqesh që duhet të aplikojmë kandidatët që duan të bëhen pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit ndodhet në faqen zyrtare të BKH-së. Shumë prej nesh mund të jenë kuriozë se çfarë të dhënash duhet të plotësojnë apo kriteret që duhet të përmbushin anëtarët e FBI-së shqiptare.

Kandidatët duhet të plotësojnë gjeneralitetet që kërkohen si emri, mbiemri, adresa e banimit, numri i telefonit, vendi i lindjes apo  numri i pasaportës, data e lindjes së babait dhe nënës, çdo e dhënë për kolegjin, gjimnazin apo universitetin. Gjithashtu  në formular ka edhe pyetje interesante si pesha, ngjyra e flokëve, ngjyra e syve.

Për çdo punë të mëparshme që ata mund të kenë bërë apo kanë aplikuar, duhen të dhëna apo kontakte për ndonjë koleg apo drejtues për të bërë të mundur marrjen e informacioneve për ta. Vërtetimet se ku ka punuar apo nëse është shkarkuar nga puna dhe arsyet e shkarkimit.

Gjithashtu duhet të japin informacion nëse kanë ndonjë shqetësim shëndetësor, ndonjë sëmundje nga e cila vuajnë, nëse marrin mjekime rregullisht Në formular duhet të plotësohet nëse ndonjë i afërm i tyre është emëruar në BKH.

Nëse ata janë në gjykim apo hetim, anëtar të ndonjë partie politike, apo simpatizantë. Çdo formular është personal për çdo aplikant, i cili me anë të këtij formulari mundësohet verifikimi i të dhënave të aplikimit.

Pas plotësimit të të gjitha të dhënave, duhet të kalohet edhe testi i ushtrimeve fizike si edhe të verifikohet pastërtia e figurës. Të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm sepse shumë persona janë përjashtuar pasi nuk i kanë plotësuar të gjitha detajet e formularit.

Pas përfundimit të aplikimeve, 60 kandidatët do të marrin distinktivin, do të testohen në makinën e së vërtetës, pasi ta kalojnë edhe këtë procedurë ata do të trajnohen me agjentët e FBI- së në SHBA.

Kujtojmë se më 8 shtator është hapur gara për 60 hetuesit që do të përzgjidhen për të qenë agjentët special të BKH-së.

Ditën e djeshme Ambasada e SHBA-së përmes një postimi ka përshëndetur hapjen e garës për hetuesit e BKH-së duke theksuar se Shqipëria meriton një drejtësi transparente dhe profesionale .

Gjithashtu dje ambasdori i BE-së, Luigi Soreca  u takua me Aida Hajnaj, i cili i konfirmoi mbështetjen e Bashkimit Europian për prioritetet e byrosë që janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin.

Për krijimin sa më të shpejtë të BKH-së, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dy ditë më parë më parë ka zhvilluar takime me Aida Hajnaj drejtuesen e këtij institucioni të ri të dalë nga reforma në drejtësi dhe Arben Krajën, drejtuesin e SPAK. Në fokus të takimeve ishte pikërisht vënia në punë sa më shpejt të kësaj byroje që do të luaj rolin e një FBI-je shqiptare dhe veprimin e drejtësisë duke luftuar korrupsionin

(Kliko këtu) Formulari i plotë aplikimit për në BKH

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja