1768383261_altinndocimakinaarratisjesaltinndocit.jpg

Audi A7 me të cilin është arratisur dhe Altin Ndoci

Policia ka zbardhur itinerarin fillestar të arratisjes së 38-vjeçarit Altin Ndoci, bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë. Pasi ka dalë nga Spitali i Durrësit, Ndoci është larguar me një automjet tip “Audi A7”, duke kaluar fillimisht në zonën e Spitallës, më pas është shfaqur në Shënavlash, ka vijuar në autostradë dhe dyshohet se ka hyrë në Tiranë. Arratisja ka ndodhur mesditën e së martës nga Spitali i Durrësit.

Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se Policia e Durrësit është njoftuar menjëherë sapo Ndoci është larguar, duke u vënë në lëvizje për gjurmimin e tij. Nga verifikimet rezulton se 38-vjeçari kishte marrë mjekimin e nevojshëm dhe, pas përfundimit të procedurave mjekësore, ka ndërmarrë aktin e arratisjes.

Ndërkohë, lidhur me shoqërimin e tij drejt spitalit, pas verifikimit të plotë rezulton se Policia e Durrësit nuk është njoftuar në asnjë formë nga Drejtoria e Burgjeve. Po gjatë ditës së djeshme, Burgu i Durrësit i ka kërkuar policisë shoqërimin e një tjetër të dënuari për një rast fatkeqësie, konkretisht për varrimin e një familjari, shoqërim që është kryer nga uniformat blu. Njoftimi i policisë për arratisjen është bërë menjëherë sapo është larguar me makinën "Audi A7".


Lajmi kryesor:

Arratisja e Ndocit, në pranga zv.shefi i Policisë së Burgut Durrës, 5 efektivët që e shoqëruan dhe kryeinfermieri! Zbardhet itinerari i Audit A7, dyshime se fshihet në Tiranë (EMRAT)