Zbardhet kërkesa e Bardhit për interpelancë me Ramën: Emëroi këshilltar agjentin sekret rumun, i përfshirë në trafik droge

Zbardhet kërkesa e Bardhit për interpelancë me Ramën: Emëroi këshilltar agjentin sekret rumun, i përfshirë në trafik droge

Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka publikuar kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Bardhi e akuzon kreun e qeverisë se ka emëruar si këshilltar të jashtëm një ish-agjent sekret rumun, Florian Coldea, që sipas tij është i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Në një deklaratë të ndarë për mediat, Bardhi shkruan se Coldea është në hetim nga Drejtoria Konbëtare e Antikorrupsionit në Rumani për korrupsion. Në kërkesën e Bardhit për interpelancë me Ramën thuhet se "Coldes është nën hetim pasi i kanë kërkuar një biznesmeni shumën prej 700 mijë euro, në këmbim të së cilës i kanë premtuar se do të ndërhyjnë tek disa magjistratë në disa gjykata në mënyrë që ato të jepnin vendime të favorshme në një çështje penale në të cilën po gjykohej biznesmeni."

Po ashtu, Bardhi thotë se Coldes ka krijuar një linjë trafiku ndërkombëtar të kokainës, që transportohej nga Meksika në Shqipëri dhe më pas nga Shqipëria në Rumani.

Kreu i grupit të PD, në reagimin për mediat shprehet se Rama duhet të japë llogari se është njohur me Coldean, si e ka emëruar këshilltar të jashtëm dhe e ka cenuar sigurinë kombëtare kjo lidhje për shkak të funksionit të tij si punonjës i shërbimeve të huaja sekrete

DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Edi Rama pa asnjë transparencë ka emëruar si këshilltar të jashtëm Florian Coldea, ish drejtor i Shërbimit Sekret Rumun. Ish agjenti sekret rumun është nën hetim për korrupsion, si dhe është referuar si drejtuesi i një linje trafiku ndërkombëtar të kokainës, që transportohej nga Meksika në Shqipëri dhe më pas nga Shqipëria në Rumani.

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kam kërkuar zyrtarisht një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, i cili duhet të bëjë transparencë për Kuvendin dhe qytetarët shqiptar: (1) Si është njohur me këshilltarin e tij të jashtëm Coldea dhe a ka cenuar kjo sigurinë kombëtare për shkak të funksionit të tij si punonjës i shërbimeve të huaja sekrete; dhe (2) Cili ka qenë roli i z. Coldea dhe çfarë veprimtarie këshillimi konkretisht ka kryer ai për Kryeministrin e Shqipërisë dhe për të cilën është paguar më taksat e shqiptarëve, ndërkohë që udhëhiqte një linjë të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Shqipëria në Rumani.

 Është rastësi e shumëfishtë që në çdo aferë të organizatave kriminale, përfshirë krimin e organizuar ndërshtetëror, përfshihen lidhje personale apo institucionale të Edi Ramës, ndërkohë që ky i fundit hesht. Por nuk është asfare rastësi që në qeverisjen 11-vjecare të Edi Ramës, krimi i organizuar jo vetëm është fuqizuar, por ka përfaqësues të tij në çdo institucion. Shqipëria, një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe një vend anëtar i NATO-s, nuk meriton të qeveriset nga krimi i organizuar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të kërkojë edhe zyrtarisht nga SPAK të hetojë rolin e Këshilltarit të Jashtëm të Edi Ramës në Shqipëri dhe sesi ka ndikuar marrëdhënia e tij me Edi Ramën për realizimin e veprimtarive të dyshuara kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Meksika në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Rumani.
 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dallendyshja: 05/07/2024 01:00

    Po. Kjo afere eshte e trilluar ne Moske. Mediat rumune pro Moskes + dora e zgjatur e Moskes ne Shqiperi - PD - krijuan kete afere per te destabilizuar Shqiperine e Rumanine. te dy 2 shtete te NATO-s!

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 28/06/2024 17:06

    Mund të jetë e vërtet çka shkruhet,por unë kam një pyetie për G.B.:- Ku i gjejnë këto informacione këta të P.D.S...PËR MUA ATA JAN NJË ZGJATIM I ISH U.D.B.

    Përgjigju
  • Pena: 28/06/2024 16:34

    Pacavuret e Nongrates dhe cingijes Kavajote! Tamam si ne vitet 90 me Arsidin dhe Xhon Megoun! Me rumunet hajdutet dhe Cingije!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan