Bardhi qëlloi me karrige gardistin dhe i dëmtoi dorën, Noka hodhi tymëse drejt Ramës! Zbardhet kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të Rithemelimit

Bardhi qëlloi me karrige gardistin dhe i dëmtoi dorën, Noka hodhi tymëse drejt Ramës! Zbardhet kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të Rithemelimit

1700494109_404307111709410087800985959619616402470101n.jpg

Zbardhet kërkesa e PS, përmes së cilës kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të Rithemelimit, pas kaosit që shkaktuan në seancën plenare. PS kërkon përjashtimin e PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës, Bledion Nallbatit, Gazment Bardhit, Albana Vokshit, Sorina Kotit dhe Flamur Hoxhës.

Në kërkesën e PS, thuhet se Bardhi ka qëlluar me karrige njërin nga gardistët, i cili u dëmtua rëndë në dorë, ndërsa Flamur Noka bllokoi foltoren me karrige, ndezi dy flakadanë. Në mbyllje te seancës Noka hedh një flakadan të ndezur drejt Kryeministrit.

Sa i takon Bledion Nallbaiti, në kërkesën e PS thuhet se kërkojnë përjashtimin pasi ndezi flakadanë, të cilët i mori nga çantat e Sorina Kotit dhe Albana Vokshit. Ndërsa, Flamur Hoxha mori flakadanin nga Nallbati dhe e vuri në tavolinë duke dëmtuar pajisjen elektrike.

"E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit!

Përsëritja e situatave të vazhdueshme të bllokimit të seancave plenare nga deputetë të opozitës është e pa tolerueshme.

Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 20.11.2023, seancë dedikuar diskutimeve dhe votimit në parim të Buxhetit 2024 dhe Paketës Fiskale, pengoi zhvillimin normal të kësaj seance të rëndësishme duke mos lejuar të mbanin fjalën deputetët e Grupi: Parlamentar të Partisë Socialiste të cilët ishin regjistruar për të diskutuar. Ky skenar i përsëritur për të disatën herë nga deputetë të opozitës është në kundërshtim flagrant me Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin eSjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Deputetë të opozitës që në nisje të seancës plenare bllokuan foltoren duke vendosur si barrikade para saj karriget e deputetëve.

Deputeti Gazment Bardhi mori karriget e deputetëve dhe i vendosi mbi faltore duke e bllokuar. Deputeti Bardhi konfliktohet me punonjësit e sigurisë në sallën plenare dhe në një moment ai hedh një karrige në drejtim të tyre duke dëmtuar rëndë njërin prej gardistëve në dorë.

Deputeti Flamur Noka gjithashtu mori karriget të cilat ishin vendosur si barrikadë në një nga hyrjet e sallës plenare dhe i vendosi mbi foltore duke e bllokuar atë. Deputeti Noka mban dy flakadanë duke i drejtuar ato drejt Drejtueses së Seancës, Kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Në mbllje te seancës deputeti Flamur Noka hedh një flakadan të ndezur drejt Kryeministrit.

Deputeti Bledjon Nallhati nga vendi ku ulet merr flakadanë nga çantat e deputeteve Sorina Koti dhe Albana Vokshi të vendoseni mbi tavolinë dhe i ndez ato duke shkaktuar kaos në sallë.

Situata agravoi edhe më shumë në momentin kur deputeti Bledion Nallbati nxjerr nga çanta e deputetes Albana Vokshi një kuti të cilës sapo e ndezi mori menjëherë flakë, gjithashtu i ndihmuar edhe nga deputeti Flamur Hoxha këtë kuti e vendosi në tavolinën përpara, duke dëmtuar pajisjen elektronike të votimit dhe rrezikuar që flakët të përhapeshin në sallë. Kjo situatë shkaktoi panik dhe tek vetë deputetët e opozitës”, thuhet në kërkesë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)


Lajmi kryesor:

Tym e flakë në parlament, përjashtohen me 10 ditë nga Kuvendi Bardhi, Noka, Nallbati dhe Hoxha! 'Falen' dy deputete, fshehën flakadanët në çantë (Emrat)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja