Kompania hungareze Low Cost Wizz Air ka hedhur hapa konkretë për marrjen me koncesion të aeroportit të Kukësit.
 
Drejtori i Projekteve në Ministrinë e Transporteve Krislen Keri konfirmon se Qeveria është kontaktuar nga kompania ndërkohë që përfaqësuesit e saj kanë vizituar aeroportin.
 
Sa për negociatat për shitjen e marrëveshjes koncesionare të Aeroportit të Rinasit, Keri thotë se Ministria është vënë në dijeni nga pala gjermane për negociatat, dhe se është në pritje të përgjigjes përfundimtare e cila do i vijë pas përfundimit të tratativave.

Për operimin e tij si nga ana aeroportuale ashtu edhe nga ana e fluturimeve ajrore ka pasur interes. Por një shembull ka qenë kompania Low cos Wezz Air europiane, kompani që përveç të tjerash ka shkuar në vend, ka bërë inspektimin e aeroportit dhe ka kërkuar plotësimin e disa kushteve përpara se të fillojnë punën, kushte të cilat bien brenda planit tonë zhvillimor’ tha ai.

Sa për çmimet e biletave, Keri thotë se Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit aplikon tarifa shumë të larta aeroportuale prej jo me pak se 40 euro për individ, shkak për të cilin çmimi i biletave nuk mund të bjerë nën kuotën e 80-100 eurove për person.

Aeroporti i Kukësit do të bëjë të mundur çmime biletash nën 40 euro.

Fatmirësisht çmimi i biletave në këtë aeroport nuk mund të bie nën koston e 80-100 eurove për segment në sezonin më të ulët., Ndërkohë që për aeroportin e Kukësit flitet për bileta nën 40-50 euro, pasi qëllimi i këtij aeroporti do të jetë i dedikuar vetëm për shërbimet low cost’ u shpreh ai.

Sipas Kerit, së shpejti duket se do të kemi edhe një aeroport të tretë në jug të vendit, i cili do të orientohet kryesisht nga turizmi.
 
Edhe për këtë aereoport Qeveria po studion mundësitë për dhënien me koncesion.
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)