MIRDITË- Konflikti me armë zjarri që ndodhi një natë më parë në Fan të Mirditës është zbardhur. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave.
Pas konfliktit, 28-vjeçari Glodian Gjoka ka qëlluar me armë zjarri drejt 39-vjeçarit Pashk Prenga. Por, fatmirësisht nuk pati të plagosur. Më pas, Prenga për tu hakmarrë ndaj 28-vjeçarit, ka marër armën e zjarrit dhe ka shkuar në shtëpinë e Gjokës dhe i ka kanosur me armë familjen.
Të dy kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa grupi hetimor vijon ende punën për gjetjen e armëve që kanë përdorur Gjoka dhe Prenga. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale "Kanosja" dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve".