Zbardhet kontrata e Ministres
Kumbaro për artistët e TKOBAP
Pas disa protestave të përshkallëzuara të artistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit që kundërshtuan punësimin me kontrata, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka formuluar përfundimisht një shkresë zyrtare drejtuar drejtorit të teatrit, Ilir Kerni.
TIRANE- Pas disa protestave të përshkallëzuara të artistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit që kundërshtuan punësimin me kontrata, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka formuluar përfundimisht një shkresë zyrtare drejtuar drejtorit të teatrit, Ilir Kerni. Kjo shkresë i vihet në dijeni edhe kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Artistëve, Reshat Ibrahimi, organizatorit të protestës. Shkresa përfundimtare, sipas burimeve nga ministria, vjen pas propozimeve të përfaqësuesve të trupës artistike të Teatrit të Operës dhe një grupi pune të ngritur për reformën.
Sipas këtyre burimeve, “Ministria e Kulturës ka marrë përsipër që në fillim të punës së saj të reformojë institucionet e artit në vend, për të nxitur krijimtarinë, për të rritur cilësinë artistike si një zhvillim i natyrshëm e profesional i karrierës për të gjithë artistët, për të garantuar e respektuar dinjitetin e artistit dhe duke synuar përfshirjen e të rinjve në këto institucione”. Duke e konsideruar si të domosdoshme dhe të rëndësishme nisjen e reformës në institucionet e artit, ministrja Kumbaro thekson se “kjo reformë do të bëhet në bashkëpunim me komunitetin, duke mos shkurtuar asnjë vend pune, por duke vendosur promocionin e cilësisë artistike, sistemin e kontratave individuale, kategoritë e detajuara, sistemin e vlerësimit dhe disiplinën artistike.
” Përfundimisht, forma e kontratës fillestare është 3 muaj provë. Pas 3 muajve të provës për artistët e rinj, Ministria e Kulturës e ka propozuar modelin kontraktual me afat 2-vjeçar, kontratë e rinovueshme për kategoritë: dirigjent, regjisor, koncertmaestër, solist, balerinë, etj. Kjo kontratë vlen edhe për punonjësit ekzistues të TKOBAP. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë në varësi të rolit dhe pozicionit për të cilin konkurrohet. Burime nga Ministria e Kulturës kanë deklaruar se përshkallëzimi i mëtejshëm i kontratave nga 3-deri në 5-vjeçare do të jetë individuale.
Veçanërisht për artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit kjo reformë e Ministrisë së Kulturës i gjen të papërgatitur. Ata janë skeptikë dhe insistojnë sërish në protesta. Për ta, duket se pak rëndësi ka nëse u thuhet nga ministrja e Kulturës ose drejtori i TKOB-it se “kontrata dhe ndryshimi i kohëzgjatjes së tyre u jep mundësi artistëve të kryejnë lëvizje të brendshme karriere në institucion”.
Ja si do të jetë sistemi i kontratave individuale Me përfundimin e periudhës së provës në procedurën e parashikuar dhe për marrëdhëniet e punës së punonjësve aktualë Ministria e Kulturës ka firmosur propozimin për format e mëposhtme kontraktuale: a)me afat 2-vjeçar, e rinovueshme për dirigjentët, regjisorët, koncert-maestrat, solistët, trupa e Ansamblit të Këngëve e Valleve. b)me afat 3-vjeçar: Asistent dirigjentët, Spala Sektori (Orkestra), Spala Sektori (Kori), balerin i kategorisë I, II. c) me afat 4-vjeçar: orkestrant i kategorisë I, II, korist i kategorisë I, II, pianist (pregatitor, korepetitor). d)kontratë pune 4-vjeçare, me emërim: drejtor artistik i Drejtorisë së Operës dhe Filarmonisë, baletmaestër, drejtor. e)kontrata pune 5-vjeçare: të gjithë që plotësojnë 25 vjet pune pa ndërprerje brenda TKOBAP. f)kontrata me afat të pacaktuar: artistët që plotësojnë 30 vjet punë pa ndërprerje brenda TKOBAP, etj.
Shkrimi u përditësua në 27 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
31.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arratisja e Artan Grubit, ministri i Brendshëm maqedonas: Po mblidhen prova shtesë nëse ishte e organizuar
22 Janar, 13:49
-
Nga 1 shkurti punonjësit e OSSH që lexojnë matësit e energjisë do gjurmohen në aparatin që përdorin! Sistemi i ri do verifikojë konsumatorët mbi 700 kWh, do shtohen 300 punonjës
22 Janar, 13:49
-
Dorëshkrime e dokumente të de Radës në Shqipëri! Arkivat, marrëveshja me Bibliotekën e Kozencës në Itali
22 Janar, 13:45
-
Stuhia në SHBA, dëbora zbardh edhe plazhet në Florida (VIDEO)
22 Janar, 13:45
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Milardat përplasjen për kualifikimin, sonte në Champions Paris-City për ‘jetë a vdekje’! Në fushë Interi e Milani
22 Janar, 13:40
-
Trump paralajmëroi marrjen e kontrollit të Kanalit të Panamasë, presidenti Mulino: Nuk na është dhuruar nga SHBA, i përket popullit tim
22 Janar, 13:28
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
‘Raporti i OECD, thirrje për ndryshim në shëndetësi’, Basha: Programi ynë, parashikon një rikonceptim të mirëstudiuar sipas nevojës së qytetarëve, jo xhepit
22 Janar, 13:05
-
Tri javë në gjendje kritike, lutje për kryepeshkopin Anastas! Besimtarët në Kishën e Ungjëllizimit: Zoti bën mrekulli! Meshë e posaçme në ditën e emrit të kryepeshkopit
22 Janar, 13:03
-
Regjistrimi i diasporës për zgjedhje, ish kreu i KQZ, Kume: Nëse ecim me këto ritme do kapërcejmë Kosovën! Më 11 maj do kemi 2 lista zgjedhësish
22 Janar, 13:03
-
Fitore, më në fund në një sallë me Donald Trump (VIDEO)
22 Janar, 13:00