Zbardhet ngjarja ku u plagosën babë e bir në Vlorë! Dhëndri sulmoi me thikë vjehrrin dhe kunatin

Zbardhet ngjarja ku u plagosën babë e bir në Vlorë! Dhëndri sulmoi me thikë vjehrrin dhe kunatin

1670188005_henidri.JPG

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e ndodhur në lagjen Çole të Vlorës ku mbetën të plagosur me thikë babë e bir, Xhevdet dhe Albion Braushi. Mësohet se ka qenë dhëndri i tyre ai që i ka plagosur me thikë pas një konflikti të çastit.

“Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”-thuhet në njoftim.

Ndërkohë ende nuk është bërë i mundur arrestimi i sulmit ku u plagosën dy persona.


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Dhëndri sulmon me thikë vjehrrin dhe kunatin, babë e bir dërgohen në spital! Djali në gjendje kritike për jetën, dëshmitarët: Kishte 10 plagë në trup


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës

Pogradec/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës