TIRANE - Zbardhet pasuria e deklaruar nga kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda, në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurisë, për vitin 2014. Në deklaratën e zbardhur nga “Panorama” thuhet se Rama dhe e shoqja kanë marrë një kredi prej 80 mijë eurosh për shtëpinë në Surrel të Tiranës.
Ata duhet ta paguajnë atë brenda 10 vitesh, 50% secili. Deri tani, Rama dhe e shoqja kanë shlyer 6.886 euro.
Ndërkohë, të ardhurat e kryeministrit janë rritur gjatë 2014-s, si pasojë e rrogës së kryeministër.
Rama ka deklaruar se gjatë 2014-s ka përfituar 2.173.405 lekë nga paga si kryeministër.
Rama ndërkohë, ka deklaruar se gjatë vitit 2014, ka vijuar të marrë fitime nga libri “Kurbani”. Ai ka përfituar nga shitja e librit 2 milion lekë të vjetra. Ndërsa Linda Rama ka përfituar 8.5 milionë lekë të rinj si eksperte
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com