FIER-Një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri në fshatin Çlirim. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë. I riu me inicialet R.Gj. ka një plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut.

/Shqiptarja.com

Pak orë pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin dhe ka sqaruar rrethanat. Autori me inicialet E.H. në banesën e tij ka plagosur me armë zjarri pistoletë 19-vjeçarin me inicialet R.Gj.
Autorit i janë gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta dhe një sasi fishekësh në banesë. Gjithashtu janë shoqëruar edhe 3 shtetas të tjerë të cilët kanë dijeni për ngjarjen
.
d.b/shqiptarja.com











