Zbardhet plagosja në Gjadër të Lezhës, plumb 24 vjeçarit pas sherrit për xhirimin e gomave

Xhirimi i gomave të makines është bërë shkak për konfliktin mes dy të rinjeve në Gjader të Lezhës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri njëri prej tyre.

Në këtë konkluzion ka dalë policia pas veprimeve hetimore të kryera, për zbardhjen ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së 18 gushtit 2023

Sipas burimeve autori dhe i plagosuri po bënin xhiro me makina në aerodromin e Gjadrit, ndërsa nuk njiheshin më njëri tjetrin.

Në një moment kanë dëbatuar me njëri tjetrin duke i share dhe ofenduar e më pas kanë shkuar për ty sqaruar pranë një lokali 500 metra larg pistës së aviacionit.

Gjatë takimit në lokal dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin dhe ne ato momente Gabriel Marku ka nxjerrë armen e zjarrit qe mbante me vetë, duke qëlluar me një plumb në këmbë 24-vjeçarin Dorjan Gjini nga fshati Balldre i Lezhës.

Ky i fundit u dërgua për ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa autori u dyshuar i ngjarjes Gabriel Marku është shpallut në kërkim policor dhe prej dy ditesh po ushtrohen kontrolle me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda